×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Foto/ Me “X5” dhe armë me vete, arrestohet “i forti” i Vlorës

Diel, 08 July 2018 09:51

Policia e Dhërmiut ka vënë në pranga një të ri, pasi lëvizte me armë zjarri me vete. Personi i arrestuar është  Rei Vrapi, 21 vjeç, banues në Vlorë. Sipas policisë, 21-vjecari po lëvizte si pasagjer me një mjet tip BMV X5 së bashku me tre person të tjerë. Policia sqaron se arrestimit i të riut nuk ka lidhje me ngjarjen në një lokal nate në Dhërmi, ku pati të shtëna me armë zjarri gjatë natës.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë në Dhërmi, kanë marrë informacion se një i ri po lëviste me armë zjarri me vete, si pasagjer në një automjet BMV X5.

Policia menjëherë ka organizuar punën, ku rreth orës 23.00, në fshatin Dhërmi, bashkia Himarë, në lagjen “Gjilek”, është konstatuar mjeti që dyshohej se lëviste personi që kishte armë me vete.

Gjatë kontrollit fizik të bërë shtetasit Rei Vrapi, 21 vjeç, banues në Vlorë, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë materiale një armë zjarri e markës TT me një kreher me 7 fishekë.

Ky shtetas ishte duke udhëtuar si pasagjer në automjetin e markës BMË X5 me pronar shtetasin R.S., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Në automjet udhëtonin edhe 3 persona të tjerë, të cilët së bashku me automjetin janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë për veprime të mëtejshme hetimore.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, u bë arrestmi në flagrancë i shtetasit Rei Vrapi, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municoinit”, ndërsa personat e tjerë janë lënë të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

arme

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...