Si të merrni kompensimin e pensionit!

Diel, 08 July 2018 10:00

Instituti I Sigurimeve Shoqërore publikon dy kompensimet kryesore që përfitojnë të moshuarit dhe personat që janë në prag pensioni. Janë disa kompensime që marrin pensionistët, por më I rëndësishmi është kompensimi për energjinë elektrike.

Çdo person ku plotëson moshën, bashkë me pensionin merr edhe kompensimet. Janë disa kompensime që marrin pensionistët, por më I rëndësishmi është kompensimi për energjinë elektrike. Gazeta sjell sot dy kompensimet që marrin pensionistët, të cilët bëjnë në total 848 lekë shtesë në pensionin e tyre.

200 lekë

Kompensimin prej 200 lekë e përfitojnë: Të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit. Të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invaliditetit dhe familjare të qytetit. Të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t’u jenë llogaritur të gjitha kompensimet. Masa e përfitimit:

Përfitojnë deri në 200 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar në momentin e lindjes të të drejtës me 200 lekë dhe kjo që del pjestohet me pensionin bazë të vitit të lindjes së të drejtës; b) 195 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë të invaliditetit dhe familjare;

  1. c) Deri në 200 lekë lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë nga VKM nr. 401, datë 21.06.2006 “Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensioneve“, plus 760 lekë nga VKM nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“, plus 190 lekë kompesim nga VKM nr. 415, datë 30.04.2009 “Për rritjen e pensioneve“, plus 200 lekë kompensim nga VKM nr. 716, datë 18.06.2010 “Për rritjen e pensioneve”.

648 lekë bëhet fjalë për kompensimin e shtuar në vitin 2015. Pasi qeveria rriti çmimin e energjisë, u vendos që pensionistët do të kompensoheshin. Këtë kompensim e përfitojnë: Kryefamiljarët që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat. Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

Dokumentacioni që kërkohet: a) Deklaratë personale, që ndodhet, pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore; b) Fotokopje e nënshkruar e Kartës së identitetit; c) Fotokopje e kontratës të energjisë elektrike, lidhur midis OSSH-së dhe personit; d) Fotokopje e Librezës së energjisë, që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara; Masa e përfitimit: a) 648 lekë në muaj. Ky shpërblim tërhiqet në postën paguese së bashku me pensionin./report

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...