Babai e fton Ozilin të largohet nga Gjermania

Diel, 08 July 2018 12:16

Babai i Mesut Ozilit, Mustafa, ka thënë se ai do të pensionohej nga kombëtarja gjermane, sikur të ishte në vendin e të birit. Ylli i Arsenalit është kritikuar në Gjermani pas takimit që pati para Botërorit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Shumë persona të njohur kanë kërkuar ndëshkimin e Ozilit, sidomos pas paraqitjeve zhgënjyese për Gjermaninë së fundmi. Një nga ta ishte edhe Oliver Bierhoff, drejtori i përfaqësueses, që tha se Gjermania është dashur të mendojë të mos e ftojë fare në Botëror Ozilin.
“Sikur të isha në vendin e tij do të thosha: ‘Faleminderit, por kjo është mjaft’”, ka thënë 50-vjeçari Mustafa Ozil për “Bild”. “Ai është thyer, i mërzitur e i ofenduar, po, fansat e fishkëllyen gjatë Botërorit dhe në Austri dhe ai s’mund ta kuptojë përse. Ai nuk ka nevojë gjithmonë ta mbrojë veten. Ka luajtur për këtë kombëtare për nëntë vjet... dhe u bë kampion bote. Është gjithmonë se kur fitojmë, fitojmë bashkë, por kur humbim, humbim për shkak të Ozilit”.
Mustafa Ozil e ka quajtur absurde situatën rreth të birit të tij. Sipas tij, fotografimi me Erdoganin nuk ka qenë vendimi më i duhur, por ka thënë se Ozil s’e ka merituar trajtimin që po merr nga Gjermania.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...