U merrte para të burgosurve në këmbim të lirisë, arrestohet oficeri në Burrel

Diel, 08 July 2018 12:39

Një oficer të policisë në Burrel është arrestuar për ‘korrupsion’ dhe ‘shpërdorim detyre’. Alberd Xhemal Patushi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Burrel, i cili aktualisht mbante detyrën e Specialistit të Trupës pranë Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel, ka përfunduar në pranga.

Oficeri u ka marrë para disa të dënuarve për të ndikuar tek funksionarë të sistemit të drejtësisë me qëllim lirimin e tyre.

Njoftimi i plotë i ministrisë së Drejtësisë:

Një oficer i Policisë së IEVP Burrel është ndaluar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBSB) pasi është autor i dyshuar i veprave penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 319/ç dhe 248 të Kodit Penal.

Në datë 06 korrik 2018, ora 21:00 nga ana e SHKBSB është bërë ndalimin i oficerit Alberd Xhemal Patushi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Burrel, i cili aktualisht mbante detyrën e Specialistit të Trupës pranë Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë në kuadër të një hetimi 3 mujor në funksion të procedimit penal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë.

Shtetasi Alberd Patushi duke përfituar nga pozicioni i punës iu ka marrë disa të dënuarve në IEVP Burrel shuma të konsiderueshme parash, duke iu premtuar atyre ndikimin tek funksionarë të sistemit të drejtësisë, për të fituar lirinë në mënyrë të kundraligjshme.

Materialet hetimore do t’i kanë kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...