Turizmi/ Numri i vizitorëve për banorë, ja si renditet Shqipëria

Tuesday, 10 July 2018 13:34

Turizmi është një nga shtyllat nxitëse të ekonomisë së një vendi. Në 2016-n për çdo 10 shqiptarë llogariteshin 14 turistë të huaj. Rekordin në rajon e mban Mali i Zi, kur për 10 malazeze numëroheshin 27 turistë. Gjatë 2016-s numri i turistëve në Shqipëri llogaritej 4.1 milionë, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Botërore. Në vlerë absolute, të dytët pas Shqipërisë renditet Mali i Zi, me 1.7 milionë turistë, pasur nga Serbia me 1.3 milionë, Bosnja 800 mijë, dhe Maqedonia 500 mijë.

Deri më tani, Europa është destinacioni më popullor në turizmin ndërkombëtar: afërisht 590 milionë njerëz shpenzojnë një natë ose më shumë në vendet europiane në 2016 (me Rusinë dhe Turqinë që përllogarisin sa një e terë. Krahasuar me rreth 200 milionë vizitorë në Amerikë, 460 milionë i ka pjesa tjetër e botës të kombinuar se bashku (Afrika, Azia dhe Australia).

Harta më poshtë tregon numrin e turistëve (të cilët vijnë nga një shtet tjetër) të cilët kanë kaluar një natë në një shtet të dhënë, bazuar mbi të dhënat e Bankës Botërore ( të mbledhura më parë nga organizata botërore e turizmit)

Franca kryeson listën, me 82.6 milionë vizitorë në 2016-n, jo vetëm në Europë, por në mbarë botën (asnjë vend tjetër nuk ka arritur që të tërheqë më shumë vizitorë se Franca, as vende shumë më të mëdha se Amerika apo Kina).

Sigurisht, dikush mund të argumentojë që vendet e mëdha mund të tërheqin më shumë turistë, por ky nuk është rasti. Harta më poshtë tregon se numri i mbërritjeve të turistëve për frymë në 2016-n  (për shembull, numri 1.4 për Shqipërinë do të thotë se për çdo 10 shqiptarë, 14 individë kanë kaluar një natë në Shqipëri.

Screenshot 1

Me vetëm 77 mijë banorë, Andora është një ndër vendet që tërheq me miliona turistë. Vendet e tjera që  mund të quajnë vetëm magnet të turizmit janë Malta, Kroacia, Austria, Mali i Zi dhe Qipro, të ndjekur nga Estonia, Greqia dhe Irlanda.

Në përgjithësi, vendet europiane dominojnë listën e vendeve më të vizituara në botë.

#             Turistët  2016 (në milionë)

1              Franca                          82.6

2              Shtetet e Bashkuara  75.6

3              Spanje                          75.3

4              Kina                                59.3

5              Italia                              52.4

6              Mbretëri e Bashkuar 35.8

7              Gjermani                      35.6

8              Meksike                        35.1

9              Tajlande                       32.5

10           Turqi                            30.3

/Monitor/

Modifikuar më Tuesday, 10 July 2018 13:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...