Itali/ Arrestohet për terrorizëm i riu shqiptar

Tuesday, 10 July 2018 13:43

Policia italiane në Potenza ka arrestuar një shqiptar të Maqedonisë pasi akuzohet për terrorizëm.

Shqiptari i arrestuar është 29-vjeçarin Agim Miftarov.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij në orët e para të ditës së sotme, u gjetën disa drone, ndërsa në celular përveç videove me propagandë xhihadiste, u gjetën disa kërkime mbi teknika stërvitjeje të pavarur, sidomos për përdorimin e dronëve me armë.

Ndërsa në profilin e tij në Facebook, rezultoi se kishte fotografi me armë dhe informacione lidhur me aktivitetin e të ashtuquajturit shtet islamik, ISIS. Po ashtu kishte video lidhur me përdorimin e armëve të luftës.

Nga hetimet e kryera rezultoi se Miftarov donte të linte Italinë. Ai bënte një jetë vetmitari, stërvitej në një zonë pyjore, ndërsa jetonte në një apartament në Tolfa, provincë e Viterbo.

Hetuesit zbuluan gjithashtu se 29-vjeçari ka tentuar në disa raste të blejë armë online.

Gjithashtu në rrjetet sociale kishte rreth 4 mijë kontakte të lidhura me botën ekstremiste të ISIS.

Modifikuar më Tuesday, 10 July 2018 13:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...