Po kalonin klandestinë në kufi, 4 persona të arrestuar (Emrat)

Saturday, 14 July 2018 08:46

4 persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në sajë të operacionit të koduar “Wrong Way” pasi ndihmonin të tjerë të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Ata u kapën në flagrancë në momentet që po transportonin disa klandestinë në drejtim të Malit të Zi.

Policia e Shkodrës bën me dije se personat e arrestuar janë: Bashkim Alijaj , 35 vjeç, nga Tirana, Halil Hafuzi, 43 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, Gentjan Boçku , 43 vjeç, banues në Bathore, Tiranë dhe Adem Çela, 32 vjeç, banues në Bathore, Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” Shkodër, u kapën duke transportuar 15 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 4 automjetet me të cilat po bënin transportimin e shtetasve të huaj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Modifikuar më Saturday, 14 July 2018 09:08

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...