Zbulohet skema, ja si Rama po grabit tokën publike te Teatri Kombëtar

Tuesday, 17 July 2018 09:57

Megjithëse kreu i Hipotekës Valdrin Pjetri refuzoi të bëjë publik informacionin lidhur me pronësinë e zonës ku ndodhet Teatri Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar hartën e truallit ku ndodhet Teatri Kombëtar dhe ka shpjeguar se përse qeveria Rama gënjen kur thotë se  pjesa private e projektit “nuk do të prekë pronën e Teatrit”.

Sipas fakteve mbledhur nga Aleanca, mbi 90 për qind e zonës në fjalë është pronë publike dhe kompania private Fusha shpk do të ndërtojë në të për interes të sajin, teorikisht për të justifikuar kostot e një teatri të ri.

Duke përdorur faqen zyrtare të qeverisë shqiptare për parcelat kadastrale, Aleanca shpjegon se ligji i veçantë i miratuar nga shumica socialiste dy javë më parë, që lejon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe rizhvillimin e zonën përreth, ndikon në 11 prona të ndryshme, të cilat në Figurën 1 janë vijëzuar me të kuqe:

Duke përdorur të njëjtën faqe interneti, Alenaca ka marrë informacion në lidhje me sipërfaqen dhe pronësinë e çdo prone.

Siç tregohet në Tabelën 1, nga 9026.74 metra katrorë gjithsej, mbi 90 për qind janë në pronësi publike, me vetëm pjesën e mbetur në pronësi të individëve privatë. Përveç pronës me numër kadastre 1/241, e cila është prona aktuale e Teatrit Kombëtar, publiku zotëron gjithashtu 2600 metrash katrorë shtesë në këtë zonë.

Pjesa më e madhe e kësaj toke shtesë është në pronësi të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili, sipas Kushtetutës dhe ligjit për qeverisjen vendore, duhet të miratojë transferimin e një prone tek një palë e tretë me shumicë votash prej tre të pestash.

Nga renderat e bërë publik deri më tani kuptohet qartë se kompania Fusha shpk do të ndërtojë në këtë zonë gjashtë kulla shumëkatëshe. Gjurma e planit të rizhvillimit, siç është prezantuar në burime të ndryshme, tregohet në Figurën 2. Sipas renderit, ndërtesa e gjelbër është Teatri i ri Kombëtar dhe kullat e verdha janë pjesë e zhvillimit privat të zonës.

Është pothuajse e pamundur të ndërtohet ajo që është planifikuar pa shkelur pronën publike. Sipërfaqja e tokës që aktualisht është pronë private është shumë e vogël dhe kufizohet vetëm në një shirit të ngushtë, siç shihet në Figurën 3.

Pyetja nëse zhvillimi privat do të ndodhë apo jo në pronën me numër 1/241, që sot është toka e Teatrit, është plotësisht e pavlerë. Pjesa tjetër e pronës publike do të rizhvillohet për interesa private si një mënyrë për të justifikuar rizhvillimin e Teatrit. Për më tepër, është pikërisht kjo pika që Qeveria ka shkelur Kushtetutën duke marrë një pronë të Këshillit Bashkiak pa zhvilluar votim në Këshillin Bashkiak për ta miratuar këtë proces me 3/5 e votave.

Megjithëse ky është dukshëm një projekt i dëmshëm nga pikëpamja urbane dhe historiko-kulturore, të gjitha instrumentet ligjore për dhënien e një leje ndërtimi tashmë ekzistojnë në legjislacionin shqiptar, ndaj nuk ka përse të shpiken ligje të reja. Arsyeja përse është propozuar një “ligj i veçantë” është unifikimi i të gjitha pronave publike në një plan të vetëm rizhvillimi dhe pastaj transferimi tek ndërtuesit privat. Një plan i tillë, siç është përshkruar më lart, është një shkelje e Kushtetutës pasi Këshilli Bashkiak nuk ka dhënë lejen për ta transferuar pronën tek një palë e tretë. /Exit.al/


Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...