Tregu valutor, bien euro, dollari amerikan dhe stërlina – Sezoni veror “nxeh” lekun

Tuesday, 17 July 2018 10:03

Java e dytë e Korrikut ka nisur e vrullshme për monedhën vendase, e cila edhe ditën e martë është forcuar në raport me valutat e huaja që këmbehen në vend.

Pasi kishte fituar 0.2 lekë për njësi në raport me euro, leku fiton edhe 0.1 lekë për njësi të tjera, duke e zhvlerësuar monedhën europiane në 125.5 lekë në blerje dhe 126.3 lekë në shitje. Si arsye për këtë forcim të monedhës vendase është edhe fakti se me kulmin e sezonit veror, janë rritur ndjeshëm prurjet në valutë të huaj nga turistët dhe emigrantët që rikthehen për pushime.
Efekti i forcimit të lekut është ndjerë edhe nga dollari amerikan dhe paundi britanik. Dollari humbi në 24 orë plot 0.5 lekë për njësi, duke rënë në kuotën e 107 lekëve në blerje dhe 107.7 lekëve në shitje. Tashmë kjo valutë ndodhet në nivelin më të ulët prej një muaji, por gjithsesi larg kuotës së 105.5 lekëve që arriti në fillim të Qershorit.
Me 0.5 lekë për njësi është zhvlerësuar edhe stërlina, e cila tashmë këmbehet për 141.5 lekë në blerje dhe 142.5 lekë në blerje. Faktor në rënien e valutës së Mbretërisë së Bashkuar është edhe presioni i planeve të Brexit në parlamentin britanik, që ka trembur investitorët ndërkombëtarë.
Sa i takon valutave të tjera, dollari australian është zhvlerësuar me 0.4 lekë për njësi, dollari kanadez është ulur me 0.2 lekë për njësi, ndërsa franga zvicerane ruan të njëjtën kuotë si ditën e hënë.

EUR/ALL     125.50 -126.30
USD/ALL     107.00 -107.70
GBP/ALL     141.50 – 142.50
AUD/ALL     79.30 –  80.20
CAD/ALL     81.30  –  82.30
CHF/ALL    107.30 – 108.00

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...