Marrëveshja me Greqinë/ Meta: Të respektohet Kushtetuta

E mërkurë, 18 July 2018 20:46

Gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarović, presidenti i Republikës, Ilir Meta është pyetur nga gazetarët edhe për marrëveshjen detare me Greqinë.

Meta tha se do të përmbushë detyrimet e tij duke zbatuar Kushtetutën dhe se procesi duhet të bazohet në barazinë e palëve në raport me të drejtën ndërkombëtare.

“Ky është një proces i cili duhet të bazohet në barazinë e palëve në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe së dyti, edhe në respekt të Kushtetutës dhe legjislacionin përkatës. Nga ana ime si president, dua t’ju siguroj se do të bëj gjithçka për të përmbushur detyrimet e mia në mënyrën më konstruktive, por gjithmonë në respekt të Kushtetutës së vendit dhe të transparencës dhe bashkëpunimit si me qeverinë, ashtu edhe me Kuvendin e Shqipërisë, që kanë përgjegjësitë e tyre për këtë proces”, tha kreu i shtetit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...