Ka ende plazhe ku lejohet buka me vete

E Enjte, 19 July 2018 14:27

Në plazhet buzë Adriatikut, pushuesit i janë kthyer “bukës me vete”. Kjo është një zgjedhje jo thjesht për të ulur kostot, por mbi të gjitha për të rritur sigurinë e tyre ushqimore.
Ata ndihen të pasigurtë gjatë stinës së nxehtë nga tregtimi i pakontrolluar i mjaft produkteve ushqimore nga shitësit ambulantë, por edhe “fast food”-et e lokalet e shumta në bregdet.

“Siguria ushqimore nuk është fare. Këta shitësit ambulantë njëherë… Duhet të jenë të kontrolluara edhe marketet, është verë. Gatuajmë vetë, nuk blejmë në plazh. E marrim ushqimin nga shtëpia. Nuk hamë në restorante sepse nuk dihet siguria”, thonë pushuesit për TopChannel.

Në qendrat shëndetësore verore të plazheve, numri i pushuesve që kërkojnë ndihmë nga mjekët është në rritje, veçanërisht gjatë fundjavave, ndaj mjekët këshillojnë një kujdes të shtuar për një higjienë sa më të lartë, veçanërisht te fëmijët.

Dorela Luku, mjeke te qendra shëndetësore e Shkëmbit të Kavajës, shprehet:

“Më tepër janë fëmijë. Preken më shumë sepse nuk respektojnë rregullat e higjienës dhe parapëlqejnë ushqimet e gatshme të paketuara. Nuk është e sigurtë shitja buzë rrugës”.

Mjekët rekomandojnë që pushuesit të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse konstatojnë dhimbje të forta barku dhe të vjella.

Modifikuar më E Enjte, 19 July 2018 14:35

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...