Zbulohet skenari provokativ i Vlahutinit me artistët, ndërmejtëson me njerëzit e Ramës

E Enjte, 19 July 2018 15:09

Përmes kërkesës së vazhdueshme të aktorëve që janë pozicionuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin kishte pranuar në parim që të takohej me ta ditën e premte.

Mirëpo me një ndryshim rregullash, ajo iu ka çuar atyre një email së fundi, që në takim të merrnin pjesë dhe përfaqësuesit e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë.

Në një deklaratë të bërë publike për medit, AMT shprehet se ata janë të qartë në kërkesën e tyre, dhe se kërkojnë që në takim të mos jenë të pranishëm palë të treta. Kjo kërkesë e tyre mbetet ende pa përgjigje.

Reagimi:

Siç e bëmë të ditur mbrëmë, gjatë protestës së radhës në Sheshin e Teatrit, ambasadorja Vlahutin kishte njoftuar me email, dje në mesditë, se do të priste në një takim përfaqësuesit e AMT në një takim, nesër në ora 10. Kjo ishte përgjigje ndaj kërkesës sonë në lidhje me shqetesimin për: cënimin e pronës publike dhe interesit publik / vlerave historike dhe arkitektonike / shkeljeve kushtetuese dhe termave të MSA.

Sot në mëngjes, nga stafi i zonjës Vlahutin jemi njoftuar me email se në takimin e nesërm do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë. Brenda orës, AMT ka shprehur me email qëndrimin e saj se në takimin tonë me zonjën Vlahutin nuk ka vend për palë të tjera, të cilat natyrisht zonja Vlahutin është e lirë t’i presë kur të dojë.

Emaili ynë ka mbetur pa përgjigje, edhe pas një telefonate, përmes së cilës kërkuam përgjigje zyrtare për kërkesën tonë.

Në këto kushte, AMT sqaron opinionin publik se këmbëngul në një takim pa ndërmjetës të tjerë, për më tepër një organizëm në përbërje të të cilit ka zyrtarë të lartë të Qeverisë, e cila është pala jonë kundërshtare në këtë konflikt.

Mbetemi në pritje të përgjigjes nga zyra e znj. Vlahutin.

Emaili nga zyra e BE-së, dërguar sot ora 8.03

“Many thanks for your confirmation.

In addition, I ëish to inform you that members of the Albanian Forum for Protection of Cultural Heritage will also take part in Friday’s meeting.”

Përgjigja e AMT-së, dërguar sot ora 8.50

“Thank you for confirming tomorroë’s meeting.

As for the Forum for Protection of Cultural Heritage, ëe request that they not be part of the meeting.

We have no prior coordination regarding their position. From some public statements they have made, we tend to believe our positions are actually not compatible at all. Their contribution to the cause seems also minimal.

In fact, we are puzzled by their presence. They were not informed of our communication with EU officials. They were not informed of our request for a meeting. How and why are they part of a meeting which they shouldn’t know about in the first place?

… the Alliance is capable of communicating their positions perfectly well. We do not need any intermediaries to do so.

That is why again we must repeat our position that members of outside groups should not be present.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...