E plotë/ ‘Europa Nostra’, letër Ramës: Mos e prish Teatrin, mbart vlera të paçmuara

E Enjte, 19 July 2018 16:36

Shoqata e madhe evropiane “Europa Nostra”, e cila njihet si zëri i kulturës dhe trashëgimisë në kontinentin europian, i ka dërguar një letër Kryeministrit Rama, ku apelon për mosprishjen e Teatrit Kombëtar.

Në vijim të reagimit që bëjnë teksa përshkruajnë rëndësinë historike e arkitektonike e kulturore të Teatrit Kombëtar, ata shkruajnë se nuk bien dakord me asnjë qëndrim që e cilëson këtë monument si të pavlerë e të padenjë për vlerën historike që mbart.

Përkundrazi, sipas tyre "Europa Nostra beson se vlerat e paçmuara evropiane të kësaj prone publike i tejkalojnë shumëfish përfitimet afatshkurtra te atyre që duan ta shembin atë".

Letra e plotë

Letra e plote qe Organizata prestigjioze Europiane EUROPA NOSTRA, praktikisht Zëri i Trashëgimisë Kulturore në Evropë, i dërgon Kryeministrit të Shqipërisë ruajtjen e Teatrit Kombëtar!

z. Edi Rama
Kryeministër i Shqipërisë
Zyra e Kryeministrit
Bulevardi Dëshmorët e Kombit
Tiranë

Hagë, 18 korrik 2018

Lënda: Trashëgimia në rrezik – Kërkohet mbështetje
Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Tiranë, Shqipëri

I dashur z. Rama
Europa Nostra (Europa Jonë) – Zëri i Trashëgimisë Kulturore në Europë dëshiron t’ju shprehë shqetësimin e sinqertë në lidhje me vendimin alarmues për shembjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, një objekt trashëgimie me rëndësi kulturore dhe arkitekturore të madhe për Europën.
Teatri Kombëtar, i ndërtuar më 1938 nga arkitekti italian Giulio Berte’, është një nga qendrat kulturore më të spikatura të Tiranës dhe një hapësirë sociale dhe publike e rëndësishme për qytetin. Teatri është një shembull i shkëlqyer i arkitekturës moderne italiane nga kjo periudhë kohore dhe është e vetmja ndërtesë e këtij lloji që ekziston në Shqipëri. Është një nga monumentet e fundit historike që kanë mbijetuar në kryeqytet.
Teknika e ndërtimit e përdorur dhe elementët strukturorë janë me rëndësi historike unikale dhe përfaqësojnë një pikë kulmore në zhvillimin e urbanistikës së Tiranës. Mbrojtja e këtij tipi historik arkitekture është me rëndësi themelore, pasi përfaqëson një pjesë të pazëvendësueshme të trashëgimisë së vendit dhe ruan një vend të veçantë në kujtesën kolektive të së shkuarës së tij.
Në këtë këndvështrim, ne nuk pajtohemi me mendimin se kjo ndërtesë ka pak ose aspak vlerë historike, kulturore apo sociale. Përkundrazi, Europa Nostra beson se vlera e spikatur europiane e kësaj prone publike tejkalon çdo përfitim afatshkurtër që mund të vijë nga shkatërrimi i saj.
Europa Nostra ndan të njëjtin shqetësim, tashmë të shprehur nga ndaj jush nga Ana Tostoes, kryetare e Docomomo International, në letrën e saj drejtuar vendimmarrësve të rëndësishëm më 12 prill 2018. Europa Nostra gjithashtu i bashkohet në solidaritet grupit të respektuar të specialistëve të restaurimit, profesionistëve dhe akademikëve në fushat e shkencës dhe kulturës, si edhe të shumë anëtarëve aktivë të shoqërisë civile që janë shprehur me kaq vendosmëri për të mbrojtur Teatrit Kombëtar nga shembja.
Ndërkohë që e kuptojmë nevojën që ka kryeqyteti shqiptar për një teatër të ri, që plotëson standardet ndërkombëtare, ne nuk mund të mbështesim asnjë propozim që shkatërron teatrin ekzistues.
Ne i kërkojmë Qeverisë Shqiptare, Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Kulturës, si edhe të gjithë palëve të tjera të përfshira, të rikonsiderojnë vendimin e tyre për të shembur këtë monument Europian dhe të shqyrtojnë mundësinë të ofrojnë, të paktën, rinovimet më bazike, për ta sjellë teatrin aktual në standarde.
Europa Nostra ka një interes të veçantë për trashëgiminë kulturore të Shqipërisë dhe prej shumë vitesh i ka ndjekur nga afër zhvillimet atje. Në 2013 dhe 2018, respektivisht, amfiteatri romak në Durrës dhe Kishat Post-Bizantine në Voskopojë e Vithkuq, u përfshinë në listën e “Shtatë Objekteve më të Rrezikuara” të trashëgimisë në Europë. Ne gjithashtu po ndjekim nga afër zhvillimet në qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës, të listuara si Trashëgimi Botërore nga UNESCO.
Pavarësisht rrethanave të vështira, ne kemi rifituar siguri nga zhvillimet pozitive në secilën prej këtyre qendrave, falë gatishmërisë së sinqertë të autoriteteve shqiptare për të hyrë në dialog me të gjithë palët e interesuara, për gjetjen e zgjidhjeve që respektojnë kërkesat e secilit rast.
Me këto në mendje, ne ju bëjmë thirrje të përdorni pozicionin tuaj të nderuar dhe ndikimin pozitiv për të mbrojtur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë.

Juaji sinqerisht
Prof. Dr. Hermann Parzinger
President Ekzekutiv
Europa Nostra

22

Modifikuar më E Enjte, 19 July 2018 18:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...