Të shtëna me armë ndaj furgonit me pasagjerë, zbulohen shkaqet

Saturday, 28 July 2018 08:44

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e djeshme drejt një furgoni në fshatin Poravë, në Fushë-Arrëz. Nga të shtënat nuk ka të lënduar.

Policia njofton se ka identifikuar edhe personin që ka shkrepur armën, i cili është shpallur në kërkim.

“Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Pukë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Poravë të Fushë Arrëzit, shtetasi L.N. 49 vjeç banues në fshatin Poravë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG, i drejtuar nga shtetasi T.P.. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar”, njoftoi Policia.

Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe po punohet për kapjen e autorit, shtuan të njëjtat burime.

Burime policore thanë se drejt automjetit që u qëllua nuk ka pasur tjetër person përveç drejtuesit.

Sherri

“Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt për motive të dobëta”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Burime nga Policia lokale thanë për “Panorama.al” se dy protagonistët janë konkurrent në profesion. Personi i shpallur në kërkim dhe T.P., ndaj mjetit të së cilit u qëllua me armë zjarri, punojnë të dy shoferë. Më herët, ata kanë pasur një konflikt mes tyre për pasagjerë, thanë burime policore.

Konkurrenca mes dy shoferëve duket se e ka agravuar aq shumë marrëdhënien mes tyre, sa këtë të premte konflikti u përshkallëzua edhe në përdorimin e armës së zjarrit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...