Helmohen 11 persona në Tiranë, ja çfarë konsumuan

Saturday, 28 July 2018 08:52

Konsumuan sufllaqe në një fast-food në zonën e “ish-Bllokut”, por më pas përfunduan në spitalin infektiv në QSUT.

Bëhet fjalë për 11 pacientë, të cilët u paraqitën mbrëmjen e djeshme në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive me të vjella, diarre dhe temperaturë.

Sipas shefit të SHSI, Pëllumb Pipero, pacientët që i drejtohen infektivit janë të shumtë.  Ai tha se çdo ditë në këtë spital mbërrijnë mbi 100 raste, ndërkohë që helmimet nga ushqimi zënë pjesën më të madhe të pacientëve që paraqiten .

“Në rastin e mbrëmshëm ishin 10-12 qytetarë që kanë ngrënë ushqim në një lokal, kanë konsumuar të gjithë sufflaqe me mish dhe të gjithë kanë patur çrregullime gastrointenstinale, të cilat nënkuptojnë të përziera, të vjella, diarre dhe temperaturë”.

Sipas mjekut infeksionist, pacientët kanë qëndruar 3-4 orë nën vëzhgimin e mjekëve dhe pasi kanë marrë shërbimin mjekësor janë larguar.

Klan Plus është drejtuar pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik të Tiranës për rastin në fjalë, ku sipas specialistëve, është ngritur grupi i punës për të kryer hetimet dhe se janë bërë analizat e ushqimeve, si dhe të punonjësve.

“Pranë një lokali, ku kemi marrë denoncimin, ka shkuar një grup për të marrë monstrat ushqimore, të ujit dhe kampionët e feçeve për personelin, i cili punon në atë lokal. Mendoj se nga dita e hënë do të dalin edhe rezultatet e para”, tregoi shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë, Ermelinda Musai.

Nëse do të konfirmohet helmimi nga ushqimi, për subjektin do të merrn masat që parashikohen në ligj, që nis me gjobë deri në mbyllje të aktivitetit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...