Trafikonte armë, kush është i arrestuari që shiste një pistoletë 500 euro

Saturday, 28 July 2018 09:17

Një operacion i policisë së Elbasanit, i koduar “Uraka 1”, ka goditur një aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, e premte, në vendin e quajtur fshatin Urakë, qyteti i Përrenjasit është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i Ylber Suma, 32 vjeç, lindur në Shkup, Maqedoni dhe banues në fshatin Dimcë, komuna Hani i Elezit, Kosovë.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Alfa Romeo” me targa SK3771AD, të cilin e drejtonte vetë Suma, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri tip pistoletë dy krehëra  dhe 5 fishekë.

32-vjeçari, këto armë zjarri bashkë me municionet përkatëse, i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme nga Maqedonia.

Ai kishte si qëllim shitjen e tyre në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 euro pistoleta.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake”.1edb3dc9-7ab1-408b-bf0a-6e71b63492db.jpg7ceca229-9f2f-4791-85bf-935e6ff4ad56.jpgdf3c8755-3f51-4f7a-9274-969a59bf6ef7.jpga38a31d6-91ff-4fdf-bc85-b6187d7f929c.jpg9814c815-1127-4854-be85-e9a52ec98615.jpg

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...