Shpërthimi me tritol në Tiranë, pistat ku po heton policia

Saturday, 28 July 2018 17:25

Autori që vendosi lëndën plasëse në banesën e Xhelal Dacit në zonën e Bathores, dyshohet se u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet tip BMW ngjyrë gri.
Pamjet janë siguruar nga disa kamera të tjera sigurie, ndërsa personi që ka vendosur lëndën plasëse theksojnë hetuesit mund të jetë rreth 1.8 metra i gjatë.

Rreth 200 gramë eksploziv dyshohet se u vendosën në dyqanin e familjes Daci, në orët e para të mëngjesit të së premtes. Ekspertët e xhenios ende nuk kanë përcaktuar llojin e lëndë plasëse, pasi nga mënyra e shpërthimit mund të jetë edhe prodhim artizanal.

Grupi hetimor po punon në dy pista. E para lidhet me hakmarrjen e mundshme nga familja Kolaveri, pasi një djalë i saj u vra me armë zjarri në Nëntor të 2015-s dhe tjetri mbeti i paralizuar nga plumbat.

Për atë ngjarje, u akuzua Gazmir Daci dhe po vuan dënimin me 35 vite burg të dhënë nga Gjykata e Tiranës. Pista e tjetër që po hetohet është ajo e përfitimit të azilit nga familja Daci. Menjëherë pasi la qelitë e burgut, shtatë muaj më parë, Xhelal Daci, i cili u dënuar për armëmbajtje pa leje, u largua nga Shqipëria drejt një vendi të Bashkimit Europian.

Familjarët e tij nuk e bëjnë të ditur destinacionin, pasi i tremben gjakmarrjes. Ky fakt përforcohet edhe më shumë se asnjë nga anëtarët e familjes Kolaveri nuk u shoqëruan për ngjarjen në Komisaritin e Policisë Nr.5., të Kamzës. Të dyja familjet, Daci dhe Kolaveri janë në gjak edhe pse jetojnë shumë pranë njëra-tjetrës në zonën e Bathores.

Ndërkohë nga kamerat e tjerë të sigurisë të sekuestruara në fillim të rrugës Martin Camaj dhe zonën e Bathores si edhe të disa bizneseve aty pranë, ekspertët kanë dyshime se nga vendi i ngjarjes, autori u largua me një automjet tip BMË ngjyrë gri.

Gjithashtu, është tepër e vështirë të identifikohet personit që vendos lëndën plasëse në familjen Daci, pasi ka qenë i veshur me të zeza dhe në kokë mbante një kapuç.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...