Shikoni se kur mund të fitoni pushime të lira

Saturday, 28 July 2018 17:28

Nëse doni që të kaloni pushime të qeta dhe me çmime më të lira atëherë zgjidhni shtatorin ose majin. Zef Topuzi, kreu i shoqatës së hoteleri turizmit deklaron se vitet e fundit ka patur një tendencë në rritje të shqiptarëve, të cilët preferojnë të pushojnë në këtë periudhë.

Nisur nga kjo, agjencitë kanë zgjatur paketat për shqiptarët që duan të udhëtojnë jashtë nga maji në tetor.

Zak Topuzi: Periudha e lëvizjes së shqiptarëve është shtrirë që nga maji deri në tetor. Sidomos pensionistët preferojnë këto lëvizje për paketet me cmime më të ulëta. Kjo e ndihmin turizmin.

Besnik Vathi përfaqësuesi i shoqatës së operatorëve turistik shprehet se ulja e cmimeve është një prej arsyeve pse shqiptarët po preferojnë gjithmonë e më shumë shtatorin. Sipas tij nëse krahasojmë të njëjtat paketa me gushtin apo korrikun ulja arrin deri në 50%.

Besnik Vathi: Duke ofruar një sezon të gjerë nga maji deri në shtator ne kemi bërë që çmimet të jenë më të ulta. Bëhet fjalë për ulje   dhe për zbritje të organizuara.

Por kjo tendencë nuk është e njëjtë për turizmin vendas. Zak Tupozi argumenton se qëndrimi i sezonit në dy muaj ka bërë që shpesh në jug të përballemi me probleme, të cilat lidhen me shërbimin dhe nivelin e cmimeve.

Zak Topuzi:  Duhen politika të cilat nuk zgjidhen në këto momente. Duhet të mendohemi gjatë sesi mund të organizohet biznesi qoftë në qeveritë lokale për ta zgjidhur këtë problem të shfrytëzimit në pikë.

Greqia mbetet destiancioni më i preferuar për shqiptarët këtë vit pasi ka ofruar çmime më konkurruese duke lënë në vend të dytë Turqinë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...