Zbulohet arsyeja pse 30-vjeçari i vuri flakën shtëpisë së vjehrrit në Elbasan

Saturday, 28 July 2018 17:56

Zbardhet arsyeja se përse para dy ditësh 30 vjeçari Çlirim Kasa nga Elbasani i vuri flaken shtëpise së vjerrit pas një konflikti me këtë të fundit. Mësohet se 30 vjeçari ishte babai i një vajze, por së fundmi bashkëshortja kishte lindur një djalë. Pa pëlqimin e gruas i riu kishte vendosur t’ia jepte djalin vëllait, i cili nuk mund të kishte femije prej vitesh.

Ky ka qenë momenti kur kane nisur dhe konfliktet në familje. Vjehrri i cili vet nuk kishte mundur të kishte djale, por vetëm vajza i ka kërkuar dhendrrit të mos ia japë të voglin vëllait, por të lindte një fëmijë të tretë për të, shkruan Faxweb.

Këtë gjë Çlirim Kasa nuk e ka pranuar dhe në një moment tensioni i ka vënë flaken shtëpisë, duke e spërkatur fillimisht me benzinë. Nga djegija e banesës të zotët regjistruan dëme të medha, pasi një pjesë e bagëtive gjendeshin në bodrumin e shtëpisë dhe nuk u munden të nxirreshin jashtë nga i zoti, por edhe gruri e materiale të tjera nuk munden të shpëtonin.

Ndërsa 30 vjeçari u shoqërua në komisaritin e policisë Elbasan, mësohet se i porsalinduri gjendet në shtëpinë e xhaxhait, pasi u dhurua nga i ati.

Komunikata:

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagranc shtetasi :

Çlirim Kasa, 30 vjeç, banues në fshatin Reçan, Elbasan.

Pasi në fshatin Reçan, Elbasan në konflikt e sipër për motive të dobëta me vjerrin, shtetasin M.S., 63 vjeç, i ka vënë zjarrin banesës së vjerrit.

Si pasojë e flakëve është djegur plotësisht banesa e shtetasit M.S. Nga zjarri nuk ka asnje person të lënduar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Dhuna në familje”, të parashikuar nga nenet 151/2 , 130/a të Kodit Penal.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...