Alarmi në Dibër, rezervuari kthehet në burim infeksionesh

Saturday, 28 July 2018 20:41

Rezervuari i Vojnikut në Dibër është shndërruar në një burim infeksionesh. Banorët atje thonë se rezervuari që mban mijë metra kub ujë nuk pastrohet prej afro 30 vitesh cka e ka shndërruar në një basen të ujëravë të ndotura që rrezikon të shpërthejë në çdo kohë për shkak se shkarkuesit janë bllokuar! Ata japin alarmin dhe kërkojnë ndërhyrje të institicioneve që e kanë harruar këtë rezervuar tashmë të shndërruar në rrezik për qindra banorë të Vojnikut!

Ngjyra në sipërfaqe fsheh ndotjen në nivel alarmant në rezervuarin e fshatit fshatit Vojnik në njësinë Administrative Maqellarë të Bashkisë së Dibrës.

Baseni që mban mijëra metra kub ujë nuk përdoret e nuk pastrohet prej vitesh, ndaj është kthyer në një rezervuar të ujërave të zeza të një pjesë të fshatit!

Por ato që jetojnë pranë tij në pjesën e poshtme të rezervuarit thonë se janë të rrezikuar nga infeksionet apo në rastin më të keq edhe një shpërthim i mundshëm, pasi shkarkuesit janë bllokuar.

Nga rezervuari efektet e ndotjes kanë prekur edhe puset e ujit të pijshëm në fshat që kanë dalë tashmë jashtë funksioni.

Banorët e zonës japin alarmin për rreziqet që u kanoset dhe kërkojnë reagim të institucioneve.

Rezervuari ka një thellësi maksimale prej 30 metrash dhe mban mijëra metër kub ujë, çka përbën një rrezik të madh jo vetëm për përhapjen e infeksioneve por edhe për përmbytjen e fshatit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...