Mos e konsumoni kripën e zezë, e ndaluar me ligj prej 10 vitesh

Saturday, 28 July 2018 20:54

Edhe pse është e ndaluar, kripa e zezë vazhdon të përdoret masivisht në tryezën shqiptare.

“E kam përdorur më tepër kur bëj turshi. Edhe kur therim ndonjë rosë, sikur ia heq puplat më shpejt. I regj lëkurën”, thonë qytetarët.

Shqipëria ka qenë një vend që ka vuajtur nga deficenca jodike, për këtë arsye kripa e zezë në vitin 2008 është ndaluar të tregtohet për përdorim human dhe shtazor.

Pavarësisht kësaj, ne kripën e zezë e gjetëm lehtësisht në supermarket. Mbi etiketën e produktit shënohet “Për përdorim industrial jo ushqimor”.

Jolanda Hyska, specialiste e shëndeti pranë ISHP-së, shprehet për Top Channel: “Kjo është e ndaluar me ligj sepse ligji e cilëson se kripa duhet të jetë kripë universale e jodizuar. Dhe në fakt në treg nuk duhet të ketë kripë të zezë për konsum human. Kripa e zezë apo çfarëdolloj kripe tjetër e pajodizuar lejohet për destinacione industriale, por jo ushqimore. Ajo kripë nuk duhet të jetë absolutisht nëpër supermarkete”.

Po çfarë është kripa e zezë dhe përse nuk duhet të përdoret ajo në industrinë ushqimore? Kapllan Sulaj, specialist për kontrollin e ushqimit, shpjegon: “Nëse ajo nuk pastrohet mirë dhe shitet gjysmë e kulifikuar ose e pastruar, siç tregtohet rëndom, kjo nënkupton që bashkë me këtë produkt në përmbajtjen e tyre të ketë edhe metale të rënda. Që mund të jenë mbetje të mërkurit ose të zhivës në gjuhën popullore, mund të jenë edhe mbetje të plumbit, mund të jenë mbetje të kromit dy dhe tre valent. Efekti toksik i metaleve të rënda është i shumëfishtë”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...