Kosovari i fiksuar pas shkodranes, i hyn në shtëpi për ta kërcënuar

Diel, 29 July 2018 11:55

Një i ri 23-vjeçar nga Vushtria e Kosovës ishte fiksuar keq pas një vajze nga Shkodra, aq sa në mes të natës së shkuar i ka hyrë në shtëpi me pistoletë në dorë. I riu, Besnik Hyseni, nuk e pranonte refuzimin e vajzës dhe ka ndërmarrë aktin e fundit, ta kërcënonte me armë që ajo ta pranonte ose në të kundër, ta vriste.
Ka qënë një telefonatë e shpejtë e vajzës së tmerruar në Policia që ka bërë që furgoni me efektivët blu të mbërrinte dhe të kapte të fiksuarin aq keq, që kishte arritur të hynte brenda në shtëpi. Policia i ka vënë prangat të riut dhe shmangi një ngjarje që mund të kishte pasoja të rënda.
Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet se "arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 02:00 ka hyrë me një armë zjarri tip pistoletë në oborrin e banesës së shtetases A. G. e cila ka telefonuar policinë, dhe falë reagimit të shpejtë të policisë, është arrestuar në flagrancë brenda banesës së shtetases së lartëpërmendur, ku ju gjet edhe arma ezjarrit pistoletë tip Zastava e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Përndjekja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të parashikuara nga nenet 121/a dhe 278/3 të Kodit Penal."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...