Dash Shehi tallet me Veliajn: Më ‘’tmerroi”, më vjen keq për të…

Diel, 29 July 2018 12:16

Dashamir Shehi është një nga emrat më të përfolur për kandidat të të djathtëve për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Vetë ai edhe në daljet mediatike ka thënë se kjo është një çështje që mund të diskutohet më vonë pasi tashmë opozitën e presin të tjera sfida, qe te rishikimi i ligjit për zgjedhjet.

Ndërkohë që Erion Veliaj është shpehur se nuk ka frikë nga asnjë kandidaturë, Dash Shehi në një intervistë për gazetën ‘’Sot”, e ka quajtur Veliajn shërbëtor të Edi Ramës, duke shtuar se ndjen keqardhje për të.

Zgjedhjet vendore po afrojnë dhe ka zëra se mund të kandidoni ju nga kampi opozitar në Bashkinë e Tiranës. Si qëndron e vërteta?

Me thënë të drejtën nga të gjitha frikat që kam kaluar në jetën time politike, deklarata e fundit që ka thënë Erion Veliaj që sfidoj gjithë ato emrat për Bashkinë e Tiranës sa i takon zgjedhjeve vendore të 2019, më “tmerron”. Erion Veliaj është personazh qesharak, një shërbëtor i Edi Ramës. Më vjen keq se ishte një djalë i ri, pasi shumë njerëz kishin shpresuar se Veliaj mund të ishte një reformator mbrapa Partisë Socialiste, por siç duket që Shqipëria të ketë fatin.

Kështu që nga kjo pikëpamje mjafton kjo deklaratë për të treguar se sa nivel të ulët ka ai. Sa i takon kandidimit tim me kësmet, pasi është një çështje që ne si opozitë do ta zgjidhim pas vitit të ri. Sepse për momentin kemi tema më të mëdhaja, sidomos sa i takon raportit me qeverinë qendrore, kemi nevojë për ligj zgjedhor, kemi nevojë për kushte të reja për të hyrë në zgjedhje. Pra tema se kush është kandidati i opozitës për Tiranën, është dytësore, është e negociueshme dhe rinegocuieshme. Kemi kohë deri atëherë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...