Turizëm me probleme, Shqipëria nuk shpëton as këtë vit

Diel, 29 July 2018 14:32

Siguria në plazhe, mjedisi dhe shërbimet janë disa nga pikat e dobëta që po shfaq edhe këtë vit turizmi shqiptar. Pavarësisht fluksit të madh të turistëve të huaj që edhe këtë vit kanë vizituar Shqipërinë, oferta turistike me standard duket se është ende larg. Fakt ky i pranuar edhe nga vetë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili kërkoi më shumë punë e përgjegjësi nga bashkitë, që menaxhojnë edhe territoret në zonat turistike.

Në qendrën e informimit të vizitorëve në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta u zhvillua Komiteti Rajonal i Turizmit për Qarkut Fier. Kreu i Turizmit, Klosi u shpreh se këtë vit sezoni turistik është shumë herë më i mirë, ndonëse problemet nuk janë eliminuar tërësisht .

Ai shprehu bindjen se rritja e numrit të turistëve do të vijojë edhe gjatë muajit gusht, duke shënuar për këtë zonë një rritje disafish më shumë se një vit më parë. Duke e konsideruar gushtin si një muaj të vështirë, ministri Klosi këroi nga drejtuesit vendorë që të shtojnë masat për të realizuar sigurinë në plazhe dhe minimizimin e problematikave që lidhen me mjedisin dhe shërbimet.

Duke iu referuar investimeve të realizuara në Divjakë ministri Klosi tha se janë shtuar ofertat e turistike dhe falë tyre është rritur ndjeshëm numrin i turistëve në parkun kombëtar.

Divjaka është shpallur një nga 16 zonat e miratuara në KKT, si zona me përparësi zhvillim turizmi. “Kjo do t’i hapë rrugë zhvillimit të zonës, por çdo investim në këtë zonë nuk do të dëmtojë zhvillimin e qendrueshem te mjedisit”, deklaroi Klosi.

Zvministri i Mbrojtjes, Petro Koci u shpreh që për të gjithë qarkun e Fierit duhet një strategji për të nxitur zhvillimin e turizmit, duke pasur si model Divjakën apo Vlorën. Kryetari i bashkisë së Divjakës, tha se këtë vit është bërë një punë shumë herë më e mirë krahasuar me vitet e tjera sidomos në drejtim të pastërtisë së plazhit.

Në fund të takimit ministri Klosi kërkoi nga të gjithë drejtuesit lokalë të qarkut Fier që të mbështeten te të rinjtë e projektit Smile Albania në promovimin e turizmit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...