Rreziku nga borxhi, eksperti: Jemi në limite, qeveria të menaxhojë mirë paratë

Diel, 29 July 2018 14:37

Ekonomia shqiptare është në një situatë mjaft të vështirë për shkak të nivelit të lartë të borxhit, ndaj duhet një mirëmenaxhim i burimeve financiare që vendi ka dhe rritje e efiçencës së përdorimit të parasë.

I këtij mendimi është eksperti i çështjeve fiskale, Panajot Soko i cili thotë, se niveli i lartë i borxhit është shumë shqetësues dhe se kjo ka sjellë në shterrimin e burimeve të financimit të rritjes ekonomike.
“Nivel i lartë i borxhit do të thotë se burimet e financimit të rritjes eknomike përmes borxhit, po vijnë duke u shteruar. Mirëmenaxhimi i këtyre burimeve financiare që kemi, rritja e efiçencës së përdorimit të parasë, është e vetmja gjë që mund të bëjmë për të shpëtuar nga rreziku që n’a kanoset. Shqipëria po vuan faktin e mosmenaxhimit të mirë të shërbimit të borxhit.
Kemi gati 1 trilion lekë borxh, a gjejmë dot asete infrastrukturore që t’i shlyejmë që kapin shifrën e 8.5 miliard eurove? Ku janë këto 8.5 miliard euro, sepse borxhi merret vetëm për investime në infrastrukturë?
Ne kemi pasur edhe buxhetim për infrastrukturë. Gjatë gjithë kësaj periudhe, 27 vjeçare, Shqipëria ka marrë rreth 15 miliardë euro borxh për shërbime. 10 miliard euro të tjera janë marrë përmes taksave.
Ka ardhur koha që të bëjmë një revizionim të situatës, çfarë mund të bëjmë me lekët që po marrim borxh, a janë këto projekte që prodhojnë rritje ekonomike, a janë projekte me kosto më të mirë dhe efikasitet më të mirë të përdorimit të financave?” thotë Soko.
Eksperti thekson faktin, se Shqipëria ka shpenzuar thuajse të gjitha kapacitetet për të marë borxh karshi kreditorëve, ndërkohë që  nuk marrim më borxh pasi nuk kemi ekonomi, shtet dhe institucione të qëndrueshme.
“Shqipëria ka shpenzuar deri në këto momente pothuajse të gjitha kapacitetet e saj për të marrë borxh karshi kreditorëve. Qeveria nuk merr dot borxh me këto të dhëna që ka. Ne kemi rezauruar aftësinë për të marrë borxh, kreditorët nuk do të n’a japin më borxh në këto terma që kemi. Nuk marim më borxh, pasi vend ynë nuk ka ekonomi, shtet dhe institucione të qëndrueshme. Ne nuk kemi strukturë ekonomike të konsoliduar, por e kemi të rrezikuar. Ne jemi të rrezikuar që rritjen ekonomike aktuale do t’a humbim” shton ai. Sipas tij, “Rritja ekonomike ka dështuar që të kalojë parametrat që pritet të jenë, pasi, që të quhet rritje ekonomike e mirë për vendin duhet, inflacioni duhet të jetë në nivele mbi 3%. Deri në këtë nivel inflacioni, ne nuk kemi rritje ekonomike. Ne jemi të rrezikuar përsa i përket nivelit të borxhit. Me këto parametra dhe nivel eksportesh, nuk kemi rritje ekonomike të qëndrueshme” thotë ai.

Sipas institucioneve ndërkombëtare, ecuria e borxhit publik në Shqipëri në vite ka qenë: 70.1% në vitin 2014, 73.1% në vitin 2015, 72.4% në vitin 2016, 71.5% në vitin 2017. Për vitin 2018, parashikimi është që borxhi publik të ulet në 68.7%, në vitin 2019 në 66.4% ndërsa në vitin 2020 borxhi të ulet në 63.5%.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...