×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

QSUT-ja pa ilaçe për trajtimin e kancerit, Pampuri: Pacinetët rrinë në radhë me muaj të tërë

Hënë, 30 July 2018 18:45

Orjola Pampuri, deputetja e Partisë Demokratike, ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një deklarate për mediat nga ambientet e Spitalit Onkologjik. Në fjalën e saj Pampuri është shprehur në lidhje me mungesën e kimiopreparatit të herceptinës.

“Kryeministri mashtroi për herceptinën, pasi sot ajo mungon. Pacientët do të jenë të pajisur me kimiopreparatin është shprehur ai, por nëse pyet brenda ambienteve të spitalit do të shohësh që nuk ka, ose ka në sasi të vogël.

Në vend që të mendojë për shëndetin e qytetarëve, ka menduar për check up-in”, është shprehur deputetja Pampuri.

Ditën e sotme deputetja e PD-së, ka qenë e ftuar në Fax Neës, ku ka folur mbi mungesën e herceptinës dhe vështirësitë që hasin pacientët për të siguruar medikamentet të ndryshme në QSUT.

Në fjalën e saj Pampuri ka thënë se pacientët presin me muaj të tëra për të siguruar këtë medikament.

Unë sot bëra një deklaratë për mungesën e herceptinës, ku herceptina në Spitalin Onkologjik është në masë fare të pakët. Ta shpjegojmë teknikisht, nëse qeveria ose kryeministri premtojë para disa muajve që herceptina nuk do të mungojë në Spitalin Onkologjik, pas disa muajsh, pra nga prilli e sot, e denoncuar kjo gjendje edhe nga media të ndryshme, për mungesë të herceptinës, por jo mungesë totale, vazhdon. Herceptina vjen dhe vijnë 30 flakon, të cilët i vijnë në ndihmë 30 pacientëve.

Herceptina ka një masë tavan, pra për numrin e flakonve të herceptinës e cila vjen në Spitalin Onkologjik dhe ky numër është në një masë të caktuar, por nuk e përballon në mënyrë absolute nevojën që kanë pacientët. Nëse vijnë 30 flakon, nevoja është për 100 për 200 të tillë. Këta të tjerët rrinë në radhë, janë listë pritje.

Nëse një grua do të nis kimioterapinë, ajo duhet të marr këtë flakon, të cilin duhet ta marr në kohën e duhur. Afati kohor është 21 ditë, maksimumi që pacientja mund të pres jashtë këtij afati kohor është 10 ditë. Dhe pas një muaj, patjetër duhet të bëjë ciklin tjetër, por ndërkohë ajo është në radhë, sepse kimiopreparati herceptina nuk ka ardhur ende.

Kjo është arsyeja se pse themi është inekzistente. Me atë deklarate i dhamë zë prononcimit të ministres. Ekziston herceptina, por nuk përballon qytetarët, nuk përballon nevojat e tyre. Nëse një person sot do të shkojë të kërkojë herceptin ka shumë gjasa që atë mos ta marrë në kohë.”

Me sa ditë është bërë vonesa e marrjes së këtij medikamenti?

“Varet nga prioriteti që ka personi. Në rastet më të mira kanë qenë 4 deri në 10 ditë, por kemi dhe raste që kanë pritur me muaj. Dhe më pas janë detyruar të shkojnë në spitale private, sepse i ofrojnë. Në të gjitha vendet e Europës, shteti i shërben shëndetësisë, në Shqipëri ndodh e kundërta. Sistemi i shëndetësisë është nga më të rëndësishmit dhe një sistem që i shërben qeverisë është në dëm të qytetarëve.

Mungesa e herceptinës shëndërron edhe marrëdhëniet mes mjekëve dhe pacientëve. Nuk ka mjek që nuk do ti shërbej pacinetit, por mjeku vendoset në vështirësi për shkak të numrit të vogël të tyre.

Herceptina kushton 2 mijë euro një séance kimioterapie. Imagjinoni që kura në kimioterapi shkon nga 6 muuj në një vit. Dhe se sa duhet të harxhojë një familje”, tha ajo

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...