×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Përgatituni për javën më të nxehtë të vitit, ja sa shkojnë temperaturat

Hënë, 30 July 2018 19:24

Shirat dhe breshri i pazakontë do të largohen për t’ia lënë vendin temperaturave përvëluese. Nga sot ka filluar java më e nxehtë që nga fillimi i verës së këtij viti me presionin e lartë që do të çojë në dominim të kohës me diell dhe të nxehtit në të gjithë rajonin.

Shirat në këtë javë, parashikohen të jenë të pakta, të kufizuara në ndonjë stuhi e lehtë, kalimtare. Ditë pas dite, sipas parashikuesve, do të intensifikohet edhe i nxehti gjatë natës, me vlera që në agim nuk do të arrijnë të zbresin nën 25 gradë.

Era nuk do të mungojë, pasi do të vijë nga veriu i Ballkanit, pavarësisht se do të jetë e dobët dhe në përgjithësi temperaturat do të shkojnë jo më shumë se 35 gradë në rajone të ndryshme.

Italia do të jetë më e nxehtë, me temperaturat që pritet të shkojnë deri afër 40 gradë në disa rajone të caktuara. I nxehti në fakt është bërë tani i prekshëm në të gjithë kontinentin evropian, pavarësisht kontrasteve të verifikuara.

Shkencëtarët kanë drejtuar gishtin tek ndryshimet klimaterike, që sipas tyre, janë fajtore për motin ekstrem.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...