Përfundon mikro-tuneli 1.5 km i TAP në Çorovodë

E mërkurë, 01 August 2018 17:33

Në fund të muajit Korrik, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) përfundoi hapjen e mikro-tunelit në Skrapar. Hapja e tunelitu realizua në afërsisht 6 muaj nga fillimii punimeve, në Shkurt 2018.

Ky Mikro-Tunel prej 1.5 kilometrash përshkon një terren mjaft të vështirë malor dhe krijon lidhjen e segmentin lindor me atë perëndimor të gazsjellësit në Shqipëri.
Kontraktori i TAP, Spiecapag, dhe nënkontraktori i TAP, Bessac, arritën ta përmbyllnin ndërtimin e mikro-tunelit brenda afateve të parashikuara dhe me një nivel të lartë saktësie.Për realizimin e kësaj vepre inxhinierike sfiduese kanë punuar me turne ditë e natë mbi 50 punëtorë.
Mikro-tuneli u ndërtua duke përdorur teknologjinë më të fundit që garanton sigurinë teknike në punë dhe ndikim minimal mbi mjedisin. Mikro-tuneli është mediametër 1.8 metra dhe shmang kalimin e tubacionit të TAPpërmes luginës së Osumit dhe kryqëzimin me një rrugë të sapo-ndërtuar, duke patur efekte minimale në komunitet.
Mikro-tuneli i Çorovodës u ndërtua në dy faza: segmenti lindor me gjatësi 560 metra i cili u kompletua në fund të muajit Prill, dhe tuneli perëndimor me gjatësi 600 metra.
Terreni i Skraparit është shumë sfidues për ndërtimin e gazsjellësit TAP për shkak të thyerjeve të shumta, lartësisë deri në 2’100 metra mbi nivelin e detit dhe vetë përbërjes gjeologjike.
Makineria e teknologjisësë fundit që u përdor në këtë procesmori në mënyrë simbolike emrin “Karl Gega”, në nder të një prej inxhinierëve më të njohur në infrastrukturën e transportit në Evropë.
Ky ndërtim shënon një prej arritjeve kryesore teknologjike për TAP në Shqipëri. Rëndësia e ndërtimit u theksua edhe gjatë nisjes së punimeve në shkurt 2018, gjatë një ceremonie ku morën pjesë Zëvendës Ministrittë Infrastrukturës dhe Energjisë, Enis Aliko, dhe Kryebashkiakuttë Skraparit, Nesim Spahiu,krahas drejtuesve të TAP dhe kontraktorëve të tij.
Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)/TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut. Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria. TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020. Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Modifikuar më E mërkurë, 01 August 2018 17:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...