6 vulat e zeza të DASH i përplasen në fytyrë Edi Ramës

E mërkurë, 01 August 2018 17:39

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, nxorri edhe njëherë në dukje se si krim, problemi i pronave dhe korrupsioni vijojnë të lulëzojnë në Shqipëri, madje duke u rritur çdo ditë e më shumë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në Facebook, 6 pikat e raportit të DASH, të cilat vejnë në dukje të ‘zezat’ e Shqipërisë.

Duke i cilësuar si cvula të zeza, problematikat e nxjerra nga DASH mbi Shqipërinë, ish-kryeministri thekson se kjo ëhstë një thirrje e qartë për shqiptarët për të larguar një orë e më parë këtë qeveri të krimit dhe korrupsionit.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit në Facebook:

6 vula të zeza nga Departamenti i Shtetit në fytyrën e Noriegës dhe Zho Zho-së tij!

Ata përgjigjen: shumë kemi vjedhur por më shumë do të vjedhim!

Të dashur miq në Raportin e Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri, Edi Rama dhe ministrat e tij hajna damkosen me vulë të zezë:

1. Vula e parë e zezë:

- Investitorët e huaj kanë shqetësim të madh korrupsionin (sidomos në sistemin e drejtësisë), mungesën e transparencës në prokurimet publike dhe zbatimin e dobët të kontratave (pasigurinë juridike).

2. Vula e dytë e zezë:

- Ndonëse reforma në drejtësi është në zbatim (përfshirë vetingun), investitorët e huaj kanë perceptim "problematik" mbi klimën e të bërit biznes dhe shprehen së Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të investuar (...albania remains a difficult place to do business).

3. Vula e tretë e zezë:

- Investitorët shprehen për paqartësi në interpretimin e bazës ligjore (nga organet), gjë e cila nga njëra anë pengon investimet (dekujaron) dhe nga ana tjetër krijon hapësirat për "favore" për kompani me lidhje politike.

Legjislacioni ndryshon vazhdimisht dhe pa konsultime me komunitetin e biznesit.

Madje disa biznese të mëdha janë shprehur se kanë patur presione për të nënkontraktuar disa biznese specifike (favorizime).

Raporti thote se: janë të zakonshme raportimet për praktika korruptive në prokurimet publike (të shpeshta dhe të përhershme).

4. Vula e katërt e zezë:

- Praktikat PPP kane sjelle ulje të konkurrencës (ngushtim të hapësirave konkuruese).

Analizat e paplota dhe të cekta (të paplota, apo të varfëra) të "kosto-benefiteve" dhe mungesat në ekspertizën teknike (stafet teknike) në konceptimin, draftimin dhe zbatimin e PPP-ve janë një shqetësim i vazhdueshëm.

5. Vula e pestë e zezë:

- Problematikat me çështjet e pronësisë vazhdojnë të jenë sfidë për Shqipërinë. Mbetet e vështire pajisja me titullin e pronësise (prezente janë praktikat korruptive të tjetërsimit të pronës).

Kompensimi i tokave të konfiskuara gjatë regjimit komunist është vështirë i alokueshëm dhe i pamjaftueshëm (në aspektin financiar).

6. Vula e gjashtë e zezë:

- Raporti mbështet edhe të indeksi i korrupsionit të "transperancy international 2017", e cila e rendit Shqipërinë në vendin e 91 (nga 180 vende), duke shënuar një përkeqësim krahasuar me vitin 2016, përkeqësim me 8 vende (në 2016 ishin në vendin e 83).

Shqipëria perceptohet si vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor "më i korruptuar".

Shqipëria vazhdon të ketë vlerësime negative përsa i përket respektit/zbatimit të kontratave, regjistrimit të pronës dhe furnizimit me energji elektrike.

Ky raport është një thirrje për çdo shqiptar ti flakë këto kalbësira një minutë e më parë! sb

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...