×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

A do ju lejojë moti për pushime gjatë gushtit? Ja si parashikohet moti për ditët në vazhdim

Saturday, 11 August 2018 08:17

Gushti nisi i nxehtë, me temperatura të pazakonta deri në 38 gradë celcius, por meteorologët thonë se nga dita e enjte ka nisur një rënie e lehtë, me jo më shumë se 1 gradë celcius.

“Për sa i përket situatës termike mbetemi në vlerat e larta edhe për ditën e sotme, por edhe të shtunën. Ka patur një rënie të lehtë në verilindje dhe jugperëndim por rënia është thuajse e pandjeshme. Rënien e temperaturave do ta ndjejmë kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit duke filluar nga mëngjesi i së shtunës e në vijim”, u shpreh sinoptikania Tania Pore.

Pavarësisht shirave të lehtë lokalë, Meteoalb ka një lajm të mirë për ata që presin të pushojnë pas 15 gushtit. E sigurt është se: Askujt nuk do t’i prishen pushimet!

“Shirat do të jenë të përkohshëm në zonat e izoluara dhe më të mundshme janë në ekstremin verior dhe në zonat verilindore të Shqipërisë. Për sa i përket pjesës tjetër të gushtit, pritet në fakt javën tjetër një rënie e lehtë e temperaturave. Nuk presim maksimum mbi 38 gradë Celsius. Në dhjetëditëshin e fundit të gushtit presim një fuqizim të të nxehtit afrikan në të gjithë kontinentin Europian, rrjedhimisht edhe në juglindje ku bën pjesë edhe teritori shqiptar”, thotë sinoptikania.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...