Tmerr në Fier/ Nëna tenton të vrasë dy vajzat e mitura

Tuesday, 14 August 2018 09:43

Një ngjarja e tmerrshme ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Fierit. Një nënë ka tentuar fillimisht të mbysë dy vajzat e saj binjake, 6 vjeçe. Më pas ajo i ka vënë edhe flakën shtëpisë.

Njoftimi i Policisë së Fierit:

Tenton të mbysë 2 vajzat e saj të mitura si edhe djeg banesën e bashkëjetuesit të saj, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen: Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë  dy vajzat e saj të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t'i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale "Vrasja për shkak të rrethanave familjare" e mbetur në tentativë dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr", parashikuar nga nenet 79/c, 22 dhe 151/2 të Kodit Penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...