Nga Velipoja në Ksamil nevojiten 480 mln euro investime në ujësjellës dhe kanalizime

Tuesday, 14 August 2018 09:25

Infrastruktura e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve të ujerave të zeza në qytetet bregdetare të vendit nga Velipoja, Durrësi, Lezha, Divjaka, Vlora, Himara, Saranda kërkon së paku 480 milionë euro investime për t’u kthyer në normalitet. Në këtë shumë 127,8 milionë euro nevojiten për infrastrukturën e ujit të pijshëm dhe 352 milionë euro për rehabilitimin e ujërave të ndotura. Përllogaritjen e ka bërë Ministria e Infrastrukturës në një studim të posaçëm për nevojat e infrastrukturës ujore dhe kanalizimeve në qytet turistike të vendit.

Shuma prej 480 milionë eurosh është rreth 4 % e PBB-së vendit, por burimet financiare në dispozicion për këtë qëllim janë shumë më të ulta, pasi qeveria shqiptare parashikon të shpenzoje për përmirësimin e sistemit të ujit të pijshëm dhe kanalizimet në të gjithë vendin një shumë prej 35 miliardë (260 mln euro) lekësh në tre vitet në vijim.

Shpenzimet më të mëdha për ujrat e ndotura nevojiten në qytetin e Durrësit rreth 134 milionë euro, 69 milionë euro nevojiten për qytetin e Fierit dhe 60 milionë euro në Shkodër etj. Ndërsa për ujin e pijshëm shpenzimet më të mëdha kërkohen për Vlorën dhe bregun e saj ku kërkohen rreth 73 milionë euro investime, në Fier kërkohen 12 milionë euro, në Sarandë 17 milionë euro etj.

Plani i referohet brezit të parë në të ashtuquajturën “zona det-diell”. Në këtë brez përfshihen të gjitha zhvillimet që lidhen me turizmin bregdetar si: qytetet bregdetare me infrastrukturën e tyre, hotelet, shtëpitë e pushimit apo banesat që lëshohen me qira për sezonin turistik, baret, restorantet, diskotekat etj. Ky brez është linja e parë e kontaktit me vijën detare, në të cilën ka pasur zhvillime te vrullshme urbane. Për shkak të zhvillimeve të vrullshme urbane nga njëra anë dhe mungesa e investimeve nga ana tjetër i ka bërë zhvillimet kaotike edhe për rrjetin e ujësjellësve dhe kanalizimeve.

Ministria e Infrastrukturës llogarit se infrastruktura në hapësirën bregdetare ka nevojë për investime, pothuajse në të gjithë sektorët e saj. Më problematike nga të gjitha paraqitet situata e infrastrukturës së furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe ajo e trajtimit të mbetjeve.

Përveç zonave rurale, të cilat janë në një masë të konsiderueshme të pambuluara me këto shërbime, ku mbulimet me infrastrukture janë bërë në mënyrë informale, me probleme të theksuara paraqitën edhe zonat urbane.

Ministria e Infrastrukturës cilëson se prioritet për të gjitha njësitë e qeverisjes vendore me dalje në det, apo që preken nga burime ujore, duhet të jetë mirëmenaxhimi i integruar i burimeve ujore, ku thelbësore mbetën masat konkretë për rregullimin e çështjes së rrjetit të kanalizimeve e trajtimit të ujërave të ndotur, si dhe menaxhimi i mbetjeve urbane, me qëllim mbrojtjen e burimeve nga ndotja e aktivitetit njerëzor. Monitor.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...