Detaje të reja mbi arrestimi e “monstrës” së Vlorës

E Enjte, 16 August 2018 13:54

Autori i masakrës së Vlorës, Ritvan Zykaj tentoi të vetëdorëzohej në polici pasi vrau 8 kushërinjtë e tij, por më pas u tërhoq.

Burime nga grupi hetimor thonë për tvklan.al se 24-vjeçari Zykaj telefonoi policinë gjatë minutave të para që ishte në arrati. Për shkak të zonës në të cilën ndodhej, telefonata në numrin 112 u kap nga Policia e Fierit.

Ritvan Zykaj i tha sallës operative për krimin që kishte kryer dhe kërkoi të vetëdorëzohej. Në këtë moment, punonjësit e policisë së Fierit telefonuan sallën operative të Policisë së Vlorës për t’i kaluar telefonatën e 24-vjeçarit Zykaj dhe në këtë moment ky i fundit ka mbyllur telefonin ka dhënë shpjegime.

Sipas të njëjtave burime, Zykaj nuk bëri tjetër tentativë për t’u lidhur me policinë dhe për t’u dorëzuar. Ai qëndroi në arrati për rreth 12 orë në një zonë me shkurre në periferi të Selenicës. Vrasësi i kushërinjve u diktutua përmes dylbive rreth orës 05:00 të mëngjesit të 11 Gushtit. Forca të shumta policie e rrethuan dhe i bënë thirrje të dorëzohej. Zykaj hodhi kallashnikovin dhe u arrestua pa bërë rezistencë.

Ritvan Zykaj vrau më 10 Gusht 8 kushërinj të tij të parë të fisit Zykaj në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Gjykata e la atë në burg për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese të më shumë se dy personave. Hetuesve ai u tha se kushërinjtë e akuzonin për vjedhjen e pulave, gjë të cilën ai e mohonte, dhe për këtë arsye i vrau me kallashnikov. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë 8 vjeç. /tvklan.al

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...