Frikë për një skenar të ngjashëm me atë të Genovas, cila urë rrezikon në Shqipëri?

E Enjte, 16 August 2018 14:05

Inxhinieri i infrastrukturës, Xhevahir Ngjecari komenton gjendjen aktuale të urës së Vorës. Sipas tij, ura është në një gjendje tejet të amortizuar dhe duhet nxjerrë jashtë fuksionit.

Pas tragjedisë së Genovas, ku një urë u shemb duke lënë të vdekur 39 persona për ‘Report Tv’ ka folur inxhinieri i infrastrukturës, Xhevahir Ngjecari. Inxhinieri Ngjecari ka folur mbi gjendjen e Urës së Vorës.

Sipas tij, ura është në një gjendje tejet të amortizuar pasi nuk është mirëmbajtuar asnjëherë dhe se kjo urë është e keqndërtuar.

Intervista e inxhinierit nga gazetari Arsen Rusta

Inxhinier, është i rëndësishëm tonazhi?

Urat në hyrje të tyre kanë një kapacitet të caktuar. Ura për të cilën bëni fjalë nuk përballon kapacitetet 3.5 ton, pas maksimumi përballon një furgon të vogël. Ura që iu shihni, është e amortizuar. Problematika e saj është e njohur nga pushteti lokal dhe vendor. Kjo urë do ndërtuar nga e para

Problemet e urës janë mbuluar me asfalt, e bën kjo më të sigurt?

Veshja me asfalt nuk e forcon strukturën, kjo është përshtyje e gabuar. Jemi nën urë ku duket qartë amortizimi. Është normale që çdo urë të ketë amotizimin e saj. Por kjo urë nuk është llogaritur saktë. Skema e saj është pak e prapambetur. Besoj që shumë shpejt kjo urë do të dalë jashtë funksionit. Skema e kësaj urë është keqzbatuar. Trarët e saj nuk punojnë si një bllok i vetëm dhe janë të realizuar shumë keq që në fillimet e ndërtimet e saj. Ura është ndëtruar me cilësi shumë të vogël, kjo mbase edhe sepse është ndërtuar mbas viteve ‘90. Teknikisht kjo nuk është e kalueshme. E keqja i vjen nga këmbët. Duket qartë që ka marrë një hark prej 15 cm.

Si kontrollohen urat në Shqipëri? Kush i kontrollon?

Po prekni një plagë të organizimit të shtetit shqiptar. Këto që kërkoni ju nuk realizohen në Shqipëri. Aktualisht nuk bëhen, ndoshta në të ardhmen... Kjo urë nuk është mirëmbajtur asnjëherë. E kanë mbushur me material jo të përshtatshëm dhe mund të jetë një nga urat më të dobëta në vend. Është jashtë kushteve teknike.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...