Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Kavajë.
Nga të dhënat e para bëhet me dije se makinë është përplasur me një autobus. Deri tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet se ka të plagosur.
Policia dhe ambulancat po shkojnë drejt vendit të ngjarjes.