Shqiptarët po mashtrohen masivisht me vajin e ullirit, si të dalloni origjinalin nga përzierja

Premte, 17 August 2018 09:29

Analizat laboratorike në institucionet shtetërore treguan se një pjesë e vajit të etiketuar si vaj ulliri është thjeshte mashtrim.

Specialistet treguan se disa nga vajrat janë përzierje industriale që s’kanë lidhje me ullirin. Ne do t’ju tregojmë se si konsumatorët mund të mbrohen vetë nga ky mashtrim, duke bërë një eksperiment të thjeshtë që bën dallimin mes mashtrimit dhe produktit origjinal.

Konsumatori mendon se produkti ushqimor që është i shtrenjtë ka cilësi të lartë, por jo gjithnjë ndodh kështu.

Të paktën jo me vajin e ullirit, pasi çmimi dhe kategoria nuk janë tregues të cilësisë. Shqiptarët blejnë vaji ulliri, por nuk konsumojnë të tillë në tryezat e tyre.

Një ditë më parë Top Channel tregoi se vaji i ullirit i cili tregtohet në supermarkete e vendit tonë nuk ishte vaj ulliri ekstra i virgjër, i virgjër apo vaj ulliri.

Eduart Sado, na tregon se si një konsumator i thjesht mund të dallojë vajin e ullirit bio nga ai që nuk është cilësor, duke marrë si shembull vajin që prodhojnë vetë.

“E përdorim vetëm për konsumin tonë familjarë, nuk e tregtojmë. Ai si vaj do të shohim njëherë nëse do të ngrijë. Atëherë do të ishte cilësia më e mirë”, sqaron ai.

Gazetarja Rudina Muça vendosi tre kampionët e vajit që pati blerë në supermarket e i vendosi në ngrije, e si rregull vaji i ullirit cilësor duhet të ngrijë

Pas u la afërsisht 60 minuta në kushte frigoriferike u dallua se nga 4 kampionet, vetëm ai i prodhuar nga familja Sado ka ngrirë.

Ky eksperiment fare i thjeshtë pa qenë nevojë e një laboratori na tregon se si të dallojmë vajin cilësorë të ullirit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...