Shqiptarët, tifozët më të mëdhenj të Trump në botë

Premte, 17 August 2018 10:07

“Rendi global i pushtetit po zhvendoset”. Gjermania po zëvendëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës  si fuqia globale e vlerësuar në botë, sipas një sondazhi të fundit të këtij viti nga Gallup. Miratimi apo jo i udhëheqjes së SHBA-ve ka pësuar një goditje më të madhe nga të gjitha kohërat, nën presidencën e Trump.

Po çfarë mendojnë shqiptarët sipas këtij sondazhi? Të dhënat tregojnë se 72 % e shqiptarëve e aprovojnë performancën e liderit të SHBA, Trump, kundrejt 15 % të tyre që nuk janë dakord për vendimet e marra. Sakaq 13 % e të intervistuarve kanë refuzuar që të përgjigjen. Krahasuar me një sondazh të një viti më parë, shkalla e miratimit dhe e pëlqyeshmërisë ka rënë me 4 % tek shqiptarët. Populli më i “dashuruar” me performancën e Donald Trump duket se janë shqiptarët e Kosovës. Ata kryesojnë në rajon me 75 % pro SHBA-ve, ndjekur nga shqiptarët e Shqipërisë, Maqedonia me 45 %; Bosnja e Hercegovina me 28 %, Mali i Zi me 25 % dhe e fundit, Serbia me 16 % pro.

Nivelet më të ulëta të aprovimit të vendimeve dhe performancës si president të Donald Trump e kanë vendet anëtare të NATO-s, si dhe Rusia  dhe vendet e tjera Lindore që kanë praninë e trupave amerikane në territoret e tyre.

Sipas raportit, mendohet se shpallja e programit nga Trump “amerika e Para” është një ndër faktorët kyç që ka ndikuar në përgjigjet e njerëzve dhe kjo pa marrë në konsideratë edhe vendosjen së fundmi e sanksioneve për produktet e importit në Kinë, Turqi.

Raporti i Gallup tregon sa dhe si vlerësohet lideri i SHBA Trump, si krahasohet me vlerësimet e tjera të lidershipit global dhe cilat janë implikimet për 2018, bazuar në anketat në 134 shtete në botë./Monitor

Gjetjet sipas zonave:

– Zelanda e Re, Australia dhe Singapori panë një rekord rënie të aprovimit ndaj liderit të SHBA, më e ulëta ndër vite, me rreth -30%

– Aprovimi më i madh shihej në shtetet afrikane

– Ka pasur rënie të aprovimit në Europë, sidomos në vendet anëtare të NATO-s

– Vetëm një shtet, Izraeli ka një rritje dy shifrore të pëlqyeshmërisë dhe aprovimit të vendimeve të lidershipit amerikan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...