Greqia “mbytet” nga hashashi shqiptar

Premte, 17 August 2018 10:41

Shifrat zyrtare të Policisë Greke tregojnë një rritje të numrit të sasive të sekuestruara të hashashit në veri të vendit fqinj, në zonën e Epirit, kryesisht në Janinë.

“Kathimerini” shkruan se pjesa më e madhe e lëndëve narkotike vjen nga Shqipëria, për t’u shpërndarë më pas në pjesën tjetër të Evropës. Hashashi kalon nga kufiri shqiptaro-grek përmes rrugëve të ndryshme. Sipas një raporti të policisë greke, grupet kriminale kanë sofistikuar edhe format e trafikimit. Lënda narkotike fshihet në objekte dhe materiale të ndryshme.

Për vitin 2016, policia greke ka sekuestruar në zonën e Epirit 2.7 ton hashash, ndërsa në vitin 2017 kjo shifër ishte 9.2 ton. Vihet re një rritje prej 232% e rasteve të trafikut të drogës, që janë goditur nga policia greke. Kurse gjatë këtyre muajve për vitin 2018 janë kapur 961 kg drogë në Janinë dhe 300 kg në zonën e Thesprotisë. Në të gjitha këto aksione ka pasur 306 të arrestuar, kryesisht shqiptarë. “Kathimerini” shkruan se për të goditur trafikun e drogës në kufirin greko-shqiptar, policia vepron në grupe të vogla dhe fleksible.

Një pjesë e goditjeve ndaj grupeve kriminale bëhen pikërisht në kufirin e gjelbër. Në bazë të informacionit që kanë autoritetet helene, nëse të dyshuarit kalojnë prefekturën e Janinës, atëherë forcat policore mobilizohen në zonën e dytë, kryesisht në Arta ku përmes postblloqeve arrestohen në flagrancë transportuesit e lëndëve narkotike. Për të luftuar këtë fenomen kriminal, në ndihmë të autoriteteve që “luftojnë” në kufirin e gjelbër me trafikantët, janë shtuar edhe punonjësit e “Frontex” 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...