Italiani "u mashtrua" nga shkodrani: U pagova për të transportuar pasaporta false por doli drogë

Premte, 17 August 2018 11:39

Shtetasi italian që u kap mbrëmjen e së mërkurës në  portin e Durrësit në tentativë për të trafikuar marijuanë drejt Italisë do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot masën e sigurisë për 60-vjeçarin, Piero Mormina,  që u kap me 6 kg marijuanë në mjetin e tij tip "Fiat".

Prokurori Dritan Prençi kërkoi 'arrest me burg' për akuzën 'Trafik të lëndëve narkotike', ndërsa avokati i të akuzuarit kërkoi masë me afat për klientin e tij deri ne daljen e ekspertizës kimike te lendes së dyshuar si marijuanë.

Vetë Piero Mormina i kërkoi gjykatës të shmangë burgun për shkak te gjendjes shëndetësore.

Para trupës gjykuese ai ka mohuar të ketë pasur dijeni për lëndën narkotike që u gjet e fshehur poshtë prapakolpit të makinës në të cilën udhëtonte.

Sipas tij, ai kishte bërë biznes me një shkodran për transportuar një pako me pasaporta false.

Piero Mormina: Nuk kisha dijeni për drogën, kam ardhur në Shqipëri më 7 gusht dhe kam qëndruar në Shkodër. Atje kam takuar një person që më ka dhënë 1 mijë euro për të transportuar një pako me pasaporta false. E kam mësuar në portin e Durrësit që ishte lëndë narkotike. Nuk e njoh personin qe me futi pakon ne mjet.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...