×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pranimi në universitete/ Ja kur nisin regjistrimet e maturantëve fitues

E Enjte, 23 August 2018 13:10

Regjistrimet e maturantëve  kandidatë për student të cilët kanë rezultuar fitues  gjatë konkurseve të pranimit, do të nisi në datë 30 gusht. Regjistrimet do të bëhen  pranë universiteteve ku maturantët kanë  përzgjedhur degët në të cilën janë pranuar. Sipas rregullores,  procesi i regjistrimeve  do të zgjasë  deri në 12 shtator dhe është i ndarë në 7 faza 48-orëshe ku secili aplikant do të ndjekë ecurinë për shpalljen fitues të tij në njërin apo disa programe studimi nga ato që ka përzgjedhur në formularin e aplikimit.

Në momentin kur maturanti  mëson se  është  shpallur fitues, duhet të paraqitet pranë universitetit  ku dëshiron të regjistrohet, brenda afatit 48-orësh, në të kundërt ai humbet të drejtën e regjistrimit, në ato programe studimi ku ishte shpallur fitues në atë fazë. Në rast se pas çdo faze konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues të rinj. Këta fitues të rinj mund të regjistrohen në vazhdim. Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave dhe përfundojnë në datën 12 shtator 2018.

Aplikantët fitues duhet të regjistrohen vetëm në një program studimi, me përjashtim të nxënësve dhe studentëve të shkëlqyer. Pas marrjes së dokumentacionit nga aplikanti dhe regjistrimit të tij, sekretaria mësimore e fakultetit bën regjistrimin online në portalin U-Albania. Për  vitin akademik 2018-2019  kanë aplikuar gjithsej 24 mijë  e 287 kandidatë, nga të cilët  88.88% e  totalit të tyre kanë bërë  përzgjedhjen e degëve preferenciale në universitetet publike dhe pjesa tjetër në ato private.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...