×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Epidemia e Fruthit/ Apeli i Petrit Vasilit për Ministrinë e shëndetësisë

E Enjte, 23 August 2018 13:27

Ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili i ka bërë një apel publik, ministrisë së Shëndetësisë lidhur me epideminë e fruthit. “Kur është fjala për epidemi dhe për probleme të shëndetit publik është më mirë për ministrinë e Shëndetësisë që të dëgjojë sa më shumë në vend që të reagojë vend e pa vend dhe pa argumente”, tha Vasili.

Postimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë na dëgjoi për Ethet e Nilit Perëndimor lw ta bwjw edhe për Fruthin....

Pata tërhequr fort vëmendjen e ministrisë së Shëndetësisë për mosinformimin e opinionit publik për ethet e Nilit Perëndimor, si emergjencë e shëndetit publik që është prezente prej muajsh në Ballkan dhe Europë.

Pas një reagimi nervoz, politik dhe joprofesional e të pajustifikuar, më në fund ministria reagoi dhe ka publikuar këshillat e domosdoshme për opinionin, ndonëse me shumë vonesë - gjithsesi është i mirëpritur reagimi i saj. Ndërkohë, epidemia e fruthit vazhdon të jetë një problematikë e hapur dhe këshillimi dhe informimi i opinionit publik dhe medias është i varfër.

Znj. Susanna Jakab, drejtore e OBSH-së për Europën deklaron: "Jemi përpara një rritjeje dramatike të infeksioneve dhe zgjatjes së epidemisë së fruthit në shumë shtete. Duhen marrë masa të menjëhershme për të penguar përhapjen e tij".

Për këtë arsye, OBSH-ja do të mblidhet në 17-20 shtator në Romë për këtë emergjencë. Ndaj ministria e Shëndetësisë duhet të intensifikojë punën dhe informimin për fruthin që kjo emergjencë të kalohet sa më qetë dhe pa pasoja.

Kur është fjala për epidemi dhe për probleme të shëndetit publik është më mirë për ministrinë e Shëndetësisë që të dëgjojë sa më shumë në vend që të reagojë vend e pa vend dhe pa argumente.

Si profesionist unë do të vazhdoj të jap mendimet e mia bazuar në kritere profesionale, pasi kur bëhet fjala për epidemi dhe emergjenca shëndetësore fjalën e ka profesioni dhe jo politika; kush bën të kundërtën bëhet personalisht i padobishëm dhe publikisht, i dëmshëm.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...