4 qarqet që rrezikohen nesër nga zjarret

E Enjte, 23 August 2018 19:31

Temperaturat e larta favorizojnë rënien e zjarreve. Sipas IGJEUM ditën e nesërme janë 4 qarqe që rrezikohen nga zjarret.

“Ndërmjet qarqeve me nivel “I MODERUAR”, qarqet Fier, Shkodër, Tiranë dhe Lezhë pritet të kenë rrezik më të lartë krahasuar me qarqet e tjerë.”, njofton IGJEUM.

moti-640x360

NJOFTIMI I PLOTE

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot (e enjte, dt.23) dhe nesër (e premte, dt.24) pritet nivel “I MODERUAR” rreziku në të gjithë qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ndërmjet qarqeve me nivel “I MODERUAR”, qarqet Fier, Shkodër, Tiranë dhe Lezhë pritet të kenë rrezik më të lartë krahasuar me qarqet e tjerë.

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e enjte, dt.23) dhe nesër (e premte, dt.24) priten reshje të dobëta në qarkun Kukës. Në qarqet Dibër dhe Korçë priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 31 °C
në vendet e ulëta: 19 / 33 °C
në vendet malore: 13 / 29 °C

ERA
Sot pasdite (e enjte, dt.23) dhe nesër (e premte, dt.24) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...