“Rruga e Arbrit”, qeveria shpërblen me 4 mln euro firmën që u tha se do e bënte me paratë e veta

E Enjte, 23 August 2018 20:02

Ndërtimi i rrugës së Arbrit, që lidh Tiranën me Bulqizën dhe Dibrën, ka qenë premtimi i vazhdueshëm i kryeministrit Rama. Pas vitesh zvarritje, firma private “Gjoka” bëri një kërkesë për një punë të pakërkuar në qeveri, dhe pas tenderit, u shpall fituese. Firma fitoi koncesionin, ku do investonte 250 milionë euro të vetat, të cilat do i marrë me këste.
Në kontratë parashikohej edhe mirëmbajtja, apo shërbimet e konsulencës.
Por, pak kohë nga fillimi i këtyre punimeve, qeveria ka akorduar plot 4 milionë euro të tjera për shërbime konsulence. Pra, për shërbimet që parashikoheshin në kontratën e parë! Tpz.al ka siguruar dokumentet e tenderit që po zhvillon Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt shërbime inxhinierike të pavaruara për zbatimin e kontratës koncesionare për përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit.
Nga verifikimet e Tpz.al rezultoi se dokumentet e paraqitura në Agjencinë e Prokurimit Publik janë bërë nga firma “Gjoka”. Pra, nga firma që po ndërton këtë rrugë. Dokumentet kanë emrin dhe vulën e kësaj firme, e cila duket se kërkon “ndihmë” nga qeveria për të përballuar kostot. Megjithëse në tender thuhet se ky tender po bëhet për zbatimin e kontratës, dokumentet tregojnë tjetër panoramë; qeveria fut sërish dorën në buxhet për këtë rrugë! Dhe, duket se kjo rrugë do të ketë të njëjtën fat si akset e tjera, kostoja e të cilave është e tej fryrë.
Në dokumente thuhet se “rruga e Arbrit në Shqipëri daton që nga kohët e lashta, si Via Egnatia. Ajo do të përgjysmojë distancën e nevojshme nga Tirana për në Rajonin e Dibrës”. Gjatësia e korridorit të projektuar është rreth 75 km e gjatë dhe do të kalojë nëpër Tiranë – Shkalla e Tujanit – Qaf Murriz – Guri i Bardhë – Ura e Vashës – Plani i Bardhë – Bulqizë – Shupenzë – Dibër. Tre segmente me gjatësi totale prej 34.7 km janë ndërtuar pjesërisht ose tërësisht, bazuar në dokumentacionin ekzistues të projektit.
Një vit më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli fituesin për ndërtimin e rrugës së Arbrit, e cila do të kushtojë rreth 250 mln euro. Oferta erdhi e pa kërkuar nga kompania “Gjoka Konstruksion”. Mësohet se rruga do të ndërtohet brenda 46 muajsh për 33.6 mld lekë apo 250 mln euro, për rreth 70 kilometra. Në këtë kosto përfshihen edhe studimi dhe rishikimi i projektit, konsulenca, mirëmbajtja e rrugës për 10 vjet dhe opërimi i tunelit për 10 vjet.

gjoka-konstruksion-02.jpg

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...