Spaho: Raporti për energjinë që nxjerr blof qeverinë për rritjen ekonomike

Premte, 24 August 2018 18:55

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, nëpërmjet një postimi në Facebook tregon se si bilanci i prodhimit të energjisë elektrike për 6 mujorin e parë të vitit 2018 vërteton që politikat ekonomike të qeverisë kanë dështuar për rritjen ekonomike.

Postimi i plotë

Sapo u publikua bilanci i prodhimit te energjise elektrike per 6 mujorin e pare te vitit 2018. Shifrat e tij vertetojne ate qe deklaroi PD se rritja ekonomike e ketij 6 mujori i dedikohet rritjes se prodhimit te energjise elektrike, per shkak te rreshjeve te shumta te rena gjate kesaj periudhe dhe jo politikave ekonomike te qeverise.

Sipas grafikeve, gjate tremujorit te dyte 2018, prodhimi i energjise elektrike eshte dyfishuar duke tejkaluar edhe rritjen e vitit 2013. Per rrjedhoje importet e energjise jane zvogeluar me 3.3 here kurse eksportet jane rritur me 6.5 here.

Shifrat e mesiperme rrezojne deklarimet e Edi Rames dhe Arben Ahmetajt per "rritje" ekonomike e cila ka prodhuar vende te reja pune. Vende te reja pune nuk jane krijuar dhe kjo rritje e perkoheshme i dedikohet dashamiresise te motit.

Nuk ka si te ndodhe ndryshe kur nje e dhene tjeter e diskrediton qeverine. Kredia per ekonomine per 6 mujorin e pare te vitit 2018 ka rene me 20 miliard leke ose renja me e madhe nga viti 2003 kohe kur ka filluar matja e ketij treguesi. Nga niveli i mesiperm, 12 miliard leke ka rene kredia per korporatat. Si eshte e mundur te kemi rritje te sektorit prodhues, i cili hap vende te reja pune, kur ai ka renjen me te madhe historike ne kredimarrje? Kete e dine dhe e shpjegojne vetem piktori dhe ministri i tij i anglishtes.

40044349 1077588449075356 4343348229983698944 n

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...