×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pasi plagos me thikë punonjësin, vjedh servisin e celularëve, arrestohet 25-vjeçari kuçovar

Saturday, 25 August 2018 11:21

Një 25 vjeçar Klaudio Naska, nga qyteti i Kuçovës, ka rënë në prangat e policisë pasi ka grabitur një servis celularësh dhe ka plagosur punëtorin e dyqanit.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së këtij qyteti, shtetasi i mësipërm në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të pa identifikuar, ka goditur me mjet prerës (thikë) punëtorin e dyqanit shtetasin E.I, 24 vjeç.

Ata kanë marrë 23 telefona celular dhe nje Laptop në dyqanin “Servis Celularësh” në pronësi të shtetasit G.D, 37 vjeç, banues në Kuçovë, dhe pasi kanë dalë nga dyqani kanë thyer xhamin e parë të automjetit tip Benz në pronësi të shtetasit E.I.

Menjëherë pas denoncimit uniformat blu kanë arrestuar 25-vjeçarin Naska dhe po punon për identifikimin e shtetasit tjetër të përfshirë në grabitje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Falë reagimit të shpejtë të policisë, kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i vjedhjes me pasojë plagosjen, në një dyqan celularësh.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Klaudio Naska, 25 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë,( i dënuar më parë për veprat penale “Armë mbajtje pa leje” dhe “Kanosje”).

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Llukan Prifti”, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të pa identifikuar, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë) puntorin e dyqanit shtetasin E.I, 24 vjeç kanë marrë 23 telefona celular dhe nje Laptop në dyqanin “Servis Celularësh” në pronësi të shtetasit G.D, 37 vjeç, banues në Kuçovë, dhe pasi kanë dalë nga dyqani kanë thyer xhamin e parë të automjetit tip Benz në pronësi të shtetasit E.I.

Shtetasi E.I ka njoftuar shërbimet e policisë, të cilët falë reagimit të shpejtë bënë të mundur identifikimin e njërit prej autorve dhe arrestimin e tij brenda një kohe të shkurtër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

  • •23 aparate celular të markave të ndryshme.
    •1 lap top

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ‘‘Vjedhje me Dhunë‘‘ , ‘‘Plagosje e lehtë me dashje‘‘, “ Shkatërrim prone“, “Kanosje” , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139, 89, 150, 84 dhe 22 të Kodit Penal..

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...