×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Çmimi i shtëpive në Tiranë/ Metoda hedonike: Faktorë, sipërfaqja e zona, s’ka rëndësi kati e ballkoni

Diel, 26 August 2018 09:13

Për herë të parë në Shqipëri është përdorur metoda hedonike për të vlerësuar faktorët që ndikojnë në çmimin e blerjes së apartamenteve.  Metoda është aplikuar nga INSTAT dhe bazohet në vlerësimin e një serie karakteristikash që ndikojnë në çmimin e apartamentit.

Këto metoda çmimi masin peshën ose karakteristika të caktuara si vendndodhja e banesës, numri i banjave, ose prania e karakteristikave të tjera në çmimin total të banesës  Variablat e përfshira në model janë: mosha apo viti i ndërtimit të banesës, numri i dhomave, numri i dhomave të gjumit, numri i banjave, sipërfaqja në m2, kati, ashensori, ballkon, dhe mini-bashkitë ku ndodhen.  Të dhënat janë mbledhur nga agjencitë imobiliare të kryeqytetit për vitin 2017-2018, duke qenë se analiza është bërë vetëm për tregun e apartamente në Tiranë.

Në analizën e INSTAT ka rezultuar se statistikisht të rëndësishme janë: sipërfaqja në m2, numri i dhomave të gjumit, mosha e ndërtesës ose viti i ndërtimit dhe shumica e variablave të mini-bashkive. Variablat e pavarur, që tregojnë efekt pozitiv në çmimin e banesave janë: madhësia, dhoma gjumi, ashensori, banja, mosha dhe minibashkia 5 (mini-bashkia më e famshme dhe e shtrenjtë e Tiranës).

Përveç kësaj, variablat që tregojnë efekt negativ në çmim janë: kati, ballkoni dhe shumica e mini-bashkive.  Ndërkaq, rezulton se niveli i katit nuk duket i rëndësishëm dhe tregon që familja shqiptare preferon të blejë apartamente në nivelet më të ulëta të ndërtesës. Në mënyrë të ngjashme, ballkoni i ndryshueshëm nuk është i rëndësishëm sepse tregon që familja shqiptare duhet të jetë më racionale dhe të kërkojë më shumë hapësirë brenda apartamentit sesa ballkone.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...