×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pse  ende heshtin sindikatat e arsimit?

Diel, 26 August 2018 09:27

Nga Ermion Dulla

Armata e mësuesve  po bëhet gati të nisë vitin e ri shkollor mes shumë pikëpyetjesh  që e kanë tromaksur  dhe e kanë lënë të pagjumë, ende pa nisur viti I ri shkollor.  Sepse mësuesi  ndjehet krejt I braktisur  dhe I poshtëruar  nga të gjithë. Ndërsa ai nuk di të bëzajë, po vetëm I bindet  cdo lloj malukati  që e pështyn.
Mësuesi tashmë me pagën e itj ka nisur të përgatitet për vitin e ri shkollor, të blejë në tregun e lirë regjistrin e notave, të blejë topat me të cilët  do të  realizojë orët e mësimit të edukatës fizike, të blejë ….edhe plot gjëra të tjera që ai I di se do t’I duhen të  zbukurojë klasën  që ka në kujdestari.  Sepse nxënsëve nuk mund t’u kërkojë ndihmë, se një gjë e tillë vlerësohet nga  maluklatët që e drejtojnë arsmin, shkelje.    
Kështu ndodh në këtë Shqipërinë tonë  me mësuesin. Ndërsa ata që e fyejnë dhe e poshtërojnë 24 në 24 orë  vetëm nënqeshin dhe mërmërisin:  “hajt se  për kaq gjë, mësuesi është mësuar të fyhet”.  
Mësuesi  pagën  e  shtatorit thuajse e ka bërë gati ta shpenzojë jo për fëmijët  e tij, po  për të përgatitur sa më mirë fillimin e vitit shkollor.  Kur e mendon këtë, ai  qesh mbyturazi nga frika sem os e sheh njeri dhe bëlbëzon: Ah, mor Kryeministër ! Ah, moj zonja Ministre !  Na premtuat  rritje page në ditët e festës së fundvitit të kaluar, ndërsa sot na thoni: rritje page vetëm në  vitin 2021. Mjafton ky mashtrim  që ne të ulurasim.
Po ne vetëm heshtim. Ju, këtë e dini ndaj dhe na mashtroni kur t’u teket e kur t’u qohet.  Zonja Ministre ! në fund vitin e kaluar  nuk latë takim përshëndetës  ku të mos theksonit  se, “shtesa do të nisë që në vitin 2018, një gjë e tillë parashikohet edhe në buxhetin e  këtij viti. Cdo vit  shtesa e pagës së mësuesit do të rritet me 10 për qind. Për gjithë mandastin e dytë të RFilindjes shtesa  do të jetë 40 për qind”. Po  tashmë gjithë shqiptarët  e shohin  se cfarë po ndodh në të vërtetë. As rritje page, as ndonjë gjë tjetër.  Bile këtop ditë na e theksuar pa u ardhur zor fare: rritje page vetëm në vitin 2021.
Që mësuesit nuk dinë të kundërshtojnë edhe  kur u hyping në zverk, kjo gjë dihet prej kohësh.  Po cudia më e madhe është heshtja e  sindikatave, e sindikatave që  deri tani duken vetëm kur I plackisin mësuesit përmes  vjeljes së  kuotizacionit  të anëtarësisë  në sindikatë. Askush nuk I pyet, po paratë ua mbajnë në pagë mësuesve të shkretë. Bile edhe atyre që acik kanë kundërshtuar pjesëmarrjen në sindikata. Dhe të tillë mësues ka plot.  Kjo është histori tjetër, me të cilën e drejta është se duhet të merren  organet e drejtësisë. Po Drejtësia në Shqipëri  është një llum që as Vettingu nuk po arrin ta pastrojë.
Mësuesit  të cuditur  pyesin: këto sindikata që  po na plackisin në vazhdikmësi, pse një herë nuk na dlain zot ?  Pse  heshtin  për mashtrimet që na bën Ministrja dhe kryeministri ?  Pse hesht, kur na urdhërojnë që me paratë tona të blerjmë gjithcka për shkollën ? Ne kështu detyrohemi duke harruar  edhe fëmijët tanë. Ndërsa milionerkat që drejtojnë Ministrinë  vetëm na qeshin  kur na shohin ne të ndërkryer  pa  mundur një herë të klithim me gjithë forcën e zërit.
Një pamje  tragjike  e sindikalizmit  në sektorin e arsimit.  Po e tillë është situata edhe në sektorët e tjerë. Sindikalizmi prej vitesh ka vdekur. Vecanërisht  në sektorin e arsimit, ku  shohim ende një betejë, një betejë mes dy sindikatave.
Në këto kushte gjithcka ne duhet ta nisim nga e para.  Për këtë kërkohet t’I bëjmë me nderën të gjitha sindikatave  dh eta nisim gjithcka nga e para. Duke luftuar korrupsionin  që I  ka zënë frymën edhe lëvizjes sindikaliste. Sepse tashmë asgjë nuk dihet për pronën  e madhe që trashegoi kjo lëvizje nga  ish BP. Ku shkoi gjithë ajo pasuri ? Kush e  volli ndër vite ? Pse në Shqipëri kur  varfëria është në zgrip  askujt nuk I shkon mendja për një protestë ?  Të paktën për t’iu treguar  gjithë të korruptuarve të këtij pushteti familjar  se  nuk mund të durojmë  më nën  këtë mjerim që ka mberthyer  Shqipërinë.  
Për t’ia dalë me sukses kërkohet në rradhë të parë  zhdukja e  sindiklatave  të tanishme, zhdukja e  kësaj cerdhjeje mashtruesish e hajdutësh të pafre, zhdukje e monstrave të tilla që  dinë vetëm të plackisin  pa u dhënë ndonjë gjë mësuesve të shkretë që po poshtërohen nga kushdo.
Dhe mësuesi ka nisur të ulërasë: mjaft më me poshtërsira  të pafre. Nuk duroj më monstra që krenohen se kanë edhe doktoratura që I kanë blerë në tregun e lirë dhe ndoshtsa nuk kanë as  arsimin e mesëm.  Sepse me të tilla poshtërsira kjo Shqipëri është e mbushur plot e përplot.
Ndaj mësuesit ulërasin, ndërsa presin fillimin e vitit të ri shkollor: pse hesht kjo monstër  sindikatë ?

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...