Fusin në xhepa paratë e shqiptarëve, buxhetit i mungojnë 65 milione euro për 7-mujorin

Hënë, 27 August 2018 15:06

Aksioni në sektorin e turizmit nuk e ka ndihmuar buxhetin e shtetit të rrisë të ardhurat, teksa shihet se gjatë periudhës 7 mujore të arkëtimet janë 3.1 për qind më të ulta se plani fillestar ose 8.2 miliardë lekë (65 mln euro) me pak.

Nga tjetër ritmet e rritjes vjetore në krahasim janë ulur dukshëm në vetëm 2.9 për qind, përqindja më e ulët që nga viti 2013-ta.

Siç shihet nga të dhënat fiskale të Ministrisë së Financave kontribut negative kanë dhënë të ardhurat nga akcizat te cilat janë 6.8 për qind më të ulta se plani dhe gjithashtu 2% më të ulta se fakti i vitit të kaluar. Doganat kanë grumbulluar rreth 4 milionë euro më pak se vitin e kaluar nga akciza kryesisht për shkak të rënies së importeve të cigareve.

Të ardhurat nga TVSH-ja gjithashtu u grumbulluan 5.3 për qind më pak se plani. Aplikimi i tatimit në xhiron 2 milionë lekë duket se nuk ka arritur të formalizojë faturat e TVSH edhe në biznesin e madh ashtu siç priste qeveria. Rreth 4.6 miliardë lekë TVSH i mungojë planit, teksa rritja në raport me vitin e kaluar është vetëm 3.4%.

Gjithashtu të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin u grumbulluan në 19,9 miliardë lekë ose 5.3 për qind më pak se plani, teksa në raport me 7 mujorin e vitit të kaluar janë rritur me 3.3%.

Te ardhurat nga pushteti vendor patën ecuri pozitivë si në raport me planin e këtij viti, por edhe me faktin e vitit të kaluar. Arkëtimet ishin 4.3 për qind më të larta se 7-mujori 2017 dhe 16.2 për qind më të larta se plani i vitit.

Përformancën më pozitive në raport me faktin e vitit të kaluar e patën tatimi mbi të ardhurat personale dhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore, të cilat u rriten përkatësisht me 10 dhe 9%.

Përqendrimi i aksionit të tatimeve në punësimin gri dhe rritja e punësimit nga ana tjetër ka rritur me 9 për qind të ardhurat nga sigurimet, teksa të ardhurat nga TAP gjithashtu po ndikohen nga punësimi dhe përfundimi i rivlerësimit te banesave. Nisur nga ecuria jo e mbare e të ardhurave fiskale qeveria shqiptare nëpërmjet një akti normative ka ulur planin e të ardhurave te këtij viti me rreth 4 miliardë lekë. monitor

tabela-7-mujori.png

 

 

Modifikuar më Hënë, 27 August 2018 15:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...