×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mallrat, aktiviteti i porteve dhe linjave ajrore me rënie ne 7 mujor

Hënë, 27 August 2018 15:15

Aktiviteti i porteve pësoi rënie në 7 mujorin e parë të vitit sipas të dhënave të institutit ë Statistikave. Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Korrik 2018 është 323 mijë ton, duke u ulur me 13,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në shtatëmujorin 2018, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.264 mijë ton, duke u ulur me 2,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.906 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 12,5 %, krahasuar me Korrik 2017.

Për shtatëmujorin 2018, ky volum është 10.206 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 27,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në muajin Korrik 2018, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 181 ton. Në shtatëmujorin 2018, me ajër janë transportuar 1.256 ton mallra, duke u ulur me 2,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2017.

Numri i fluturimeve të kryera, në Korrik 2018 është 2.758, duke shënuar një rritje me 10,6 %, ndaj Korrik 2017. Në shtatëmujorin 2018, janë kryer 14.532 fluturime, duke u rritur me 9,8 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Korrik 2018 është 233.700 pasagjerë. Krahasuar me Korrik 2017, ky tregues është rritur 0,5 %. Në shtatëmujorin 2018, kanë udhëtuar me linjë detare 679.288 pasagjerë, duke u ulur me 2,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në shtatëmujorin 2018, transporti ajror i pasagjerëve zë 69,1 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në shtatëmujorin 2018 është 1.616.240, duke u rritur me 14,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit Në Korrik 2018, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 85 mld lekë dhe 55,1 % e tyre u transportua me det. Në shtatëmujorin 2018, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 552 mld lekë dhe 54,5 % e tyre u transportua me det.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...