×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shqiptarët në Itali, të tretët për sa i përket veprave penale

Tuesday, 04 September 2018 13:07

Numri i veprave penale të kryer nga shtetasit shqiptar në 2016-n në vendin fqnj ishte 7575, të renditur pas rumunëve, me rreth 16348 krime dhe marokenëve me 6115 denoncimeve.

Në raport me numrin e shqiptarëve që kanë emigruar në Itali, Il Sole përllogarit se në çdo 100 emigrantë, rreth 1.23 ka kryer një vepër penale.

Ndërsa krimet nga vetë italianët, sipas të dhënave të publikuara nga Infodata e Il Sole 24, është 66,477, ku sipas përllogaritjeve në çdo 100 italianë, 0.11 kanë kryer një vepër penale.

Ky përpunim të dhënash nga portali italian u nxit prej debatit mbi emigrantët dhe “pushtimit” që i kanë bërë Italisë.

Për sa i përket renditjes më poshtë, për numrin më të lartë të denoncimeve bazuar mbi kombësinë, renditet Tunizia me 2233 denoncime, Moldavia me 1400 dhe  Bosnja me rreth 1300.  denoncime.

Megjithatë Il Sole në analizën e saj jep dy sqarime të rëndësishme.  E para, lidhet me faktin se një emigrant që kryen një krim nuk i bën kriminelë të gjithë emigrantët, me të njëjtën kombësi, shkruan "Monitor".

E dyta është e natyrës juridike. Supozimi i pafajësisë në fakt do të thotë se, kur flitet për krime, vetëm ato për të cilat ka një person është dënuar me vendim të formës së prerë janë marrë në konsideratë.  Të dhënat që janë në dispozicion në faqen e internetit të Institutit italian të Statistikave, por përdorimi i të cilave krijon disa probleme nga pikëpamja kronologjike.

Grupi i të dhënave të institutit kombëtar të statistikave, në fakt, i klasifikon të paraburgosurit në bazë të vitit në të cilin emri i tyre është futur në dosjen penale.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...